Këto foto të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentin kur një person kamikaz hedh veten në erë në një qendër tregtare në Mançester.
Shihen edhe dhjetra të plagosur.
Por në fakt nuk është një ngjarje reale por është improvizuar nga forcat e sigurisë.
Ata kanë improvizuar një sulm të mundshëm xhihadist për të parë se sa gati janë ë reagojnë.
Dhjetra vullnetarë morën pjesë në sulmin e improvizuar teksa bomba dhe gjaku janë artificial.
Shërbimet inteligjente britanike thonë se ka pasur kërcënime të shpeshta dhe janë në gatishmëri ndaj sulmeve të mundshme.