Ajo që ndodhi mbrëmë me mikun dhe kolegun Eduard Ilnica shkon përtej katastrofës!
Gazetari i njohur, model i penës, qytetarisë, besnikërisë, modestisë është dhunuar fizikisht, duke sjellë në epiqendër të vëmendjes inekzistencen e ligjeve, forcën dhe kurajon e krimit, që pa iu dridhur qerpiku kryen akte terrori ndaj plejadës më të vyer të këtij shteti të rrënuar, siç janë gazetarët, njerëzit e medias së shkruar e vizive.
Lufta mes palëve ka kohë që ka nisur! Agresori dje goditi në “shenjë”, në “lule”. Ai nuk goditi vetëm Edin, më goditi mua dhe të gjithë gazetarët sportivë! Çuditërisht, në qendër të Tiranës.
Çuditërisht njërin nga simbolet e një gazetarie të kompletuar!
Çuditërisht pa “maskë”!
Për të treguar se i forti nuk njeh forcën e shtetit.
Për të dhënë mesazhin se nënshtrimi mbetet rruga e vetme para kastës së tyre mesjetare e mjerane.
Gaboheni, o të poshtër! Keni gabuar fatalisht dhe faturën do ta merrni në formën më të mirë.
Ata nuk e dinë se gazetarët sportivë janë gjithnjë një hap para! Solidarizimi me Edin, më e pakta në këtë moment! Betejë e nisur në vendin e gabuar. Ç’ marri do të thonin shkodranët! Por ata nuk pyetën, e shkrehën! Aty ku nuk mban. Aty ku një Zot e di se kjo herezi ka një fund të lumtur!
Dhe për të më rrëzuar frazën titulluese “të të them je ..lule”, shteti duhet të reagojë urgjentisht, para se mediat të dalin me “shpatat” e mprehta për lirinë e tyre!
Njëherë e mirë kësaj bote të shpifur! Ndryshe, “të të them je lule” shkon për vetë sistemin ku Edi, ai, ajo, unë, jemi të pasaportuar! Fabrikantët e dhunës ndaj reporterëve si Edi, por edhe ndaj çdo gazetari e shqiptari, në “litar”.
Ndjesë miku e kolegu im për terminologjinë dhe emrin tuaj të nderuar si etalon, por ndjeva grushte mbi portretin tim! Sot më mungojnë…lulet!
Filozofi krutanesh :
Emiliano Shullazi nga Kruja
Klodeta Dibra nga Kruja
Alban Vogli nga Kruja
Te gjithe keta kane si arme te komunikimit kercenimin dhe kanosjen.
Kush i frymezon keta dhe perse deri me sot nuk kane patur frike se mund te perballen me ligjin e zbatuar ?
Si e ka emrin ai i forti qe eshte Kryetar Bashkie ne Kruje ?
Perse po investohet qe te shteret dhe shpresa ne kete vend ?
Mamurrasi me sakte eshte foleja e krimit.
Aty fshihen vrasesit me pagese te Santos, dhe gjithe krimeve te Berishes.
Vereni gishtin mbi plage z.gazetar. Mos thoni shteti ne pergjithesi, por drejtesia. Ajo eshte e keqja me e madhe ne vend qe trimeron cdo lloj halabaku te ngrej dore mbi cilindo me dhe pa pushtet.
Te shkuara gazetarit, qofte me aq.