Prokuroria i sekuestron 600 mijë euro djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit

10 Maj 2016, 15:30Politika TEMA

Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarin bankare të djalit 9 vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

ABC News ka mësuar se sekuestrimi i kësaj shume parash ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everes Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompanian “ARMO”, ish–pronë e Rezart Taçit.

Burimet thanë se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 milion eurosh dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur.

Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorine e Tiranës.

Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 milion euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.

Ndërkohë, për kompaninë e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga Prokuroria, ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në Prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut, janë denoncuar edhe disa kompania të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.

 

7 komente në “Prokuroria i sekuestron 600 mijë euro djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit”

  1. tfgs1 says:

    Ore une e kam akoma brenda damixhanen bashke me garuzhde..

    1. Pilo Lala says:

      600 mije Euro Taci ja jepte cdo muaj Liri Berishes.
      Shikoni transaksionet qe conte ne llogareine e Argita Berishes.

  2. mokja says:

    Rezart qe shoku sala nuk ja thoshte dot emrin dhe e akuzonte shume pa mare pushtetin dhe kur e mori pushtetin , te gjitha sa tha u haruan ,sepse Rezi dilte shpesh me Lirin ne televizor per arsye te ndryshme .E REZI SI SHKOJN KETO PUNE TI I DI ME MIRE………..?

  3. Aleksander says:

    Termeti filloi …minjte zune te dridhen !

  4. Arturi says:

    Qeveri “e poshter”! E la djalin pa “buken” e gojes.
    Duhet nje proteste e fuqishme nga salikomiku yne! ?

  5. Alien says:

    Te nderuare bashkeatdhetare , Pra tani me ne funde e kuptoni se kush Jane bizezmenat tane . Jane bythqirat shqiptare . Patriotet bythqire , bire kurvash , njerez te shkerdhyere nga mendja . Nuk Kane meshire per askende . Jane kundra rinise shqiptare kundra te ardhmes shqiptare . Burgu eshte pake . Litari eshte shembulle per keta bythqira .

    1. genti says:

      te lumte gryka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje