FOTOT/ Jetë luksi në Dubai, Hong Kong dhe Spanjë, por modelen e merr në qafë Facebook!

11 Maj 2016, 15:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ Jetë luksi në Dubai, Hong Kong dhe Spanjë, por modelen e

Një histori thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Një modele e quajtur Carina Reid ka mashtruar duke kërkuar ndihmë sociale ndërkohë që bënte pushime anembanë botës.

32-vjeçarja Reid deklaroi se nuk kishte asnjë të ardhur dhe shkonte në xhami për të ngrënë ushqim falas, dhe në këtë mënyrë merrte nga shteti 50 mijë paund në vit asistencë sociale dhe përfitime në taksa.

Ndërkohë ajo me këto para shkonte në pushime në vende të ndryshme si Hong Kong, Francë, Spanjë, Dubai etj.

Por fotot në Fb e kanë tradhëtuar.

Ajo postonte vazhdimisht foto nga pushimet dhe pas disa hetimeve, prokuroria e Londrës ka zbuluar se ajo kishte më shumë se 180 mijë paund të fshehura në 19 llogari të ndryshme.

Ajo është dënuar tashmë me 3 vjet burg për mashtrim.

1 komente në “FOTOT/ Jetë luksi në Dubai, Hong Kong dhe Spanjë, por modelen e merr në qafë Facebook!”

  1. Kiu says:

    Ndoshta *idh i mire, po modele sikur nuk i shkon ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje