Në vitin 1986 sipërmarrësi Khalid Yousef Al Marzouq pati identë brilante të ndërtimit të këtij qyteti në shkretëriën pranë bregdetit.
Por pavarësisht dëshirës së mirë të emirit të Kuvajtit ndërtimet nisën vetëm në vitin 2003, për shkak të Luftës së parë të Gjirit..
Ideatori i këtij qyteti ka ndërruar jetë, por projekti i tij po ecën përpara.
Shumë shpejt qyteti i quajtur Sabah Al Ahmed Sea City, do të jetë i banueshëm.
Ai është quajtur sipas emrit të emirit të Kuvajtit që erdhi në pushtet në 2006.
Qyteti do të mbajë deri në 250 mijë banorë.
Ai ka përmasat e Manhattan.
Qyteti është një Venecia artificiale pasi është plot me kanale ujore.
Një sistem portash që funksionon me ardhjen e baticave sjell ujin 6 milje nga deti.
Pamja e tij është përrallore.