Nëse shihet kalimthi duket thjesht si një grumbull shkëmbinjsh, por mes tyre është një ndër krijesat më vdekjeprurëse në planet.
Fotografi Morkel Erasmus ka kapur këto foto të jashtëzakonshme në “Kgalagadi Transfrontier Park” në Afrikën e Jugut.
Një leopard është fshehur mes shkëmbinjve që kanë një ngjyrë me trupin e tij për të pritur prenë.
Ai është thuajse i padukshëm.
“Mu deshën 7 vjet të kapja një foto të tillë”, tha fotografi.