Ish-kryebashkiaku historik i Moskës sulmon Putin: Po e kthen Rusinë në diktaturë!

11 Maj 2016, 13:42Bota TEMA

Ish-kryebashkiaku i moskës, Yury Lyzvhkov ka lëshuar kritika të forta ndaj presidentit Putin duke thënë se po e përqendron gjithë pushtetin në duart e tij duke e kthyer Rusinë de facto në një diktaturë.

Në një intervistë të dhënë për agjencinë prestigjioze Interfax, Luzhkov thotë se Putin duhet të kujdeset më shumë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve se sa për prestigjin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

“Putin po e kthen Rusinë në një vend menaxhimi manual, ku gjthçka është në duart e tij. Duhet të kujdeset më shumë për mirëqenien e njerëzve se sa prestigjin në arenën ndërkombëtare. Situata në Rusi është shumë larg të qenit normale”, tha ish-kryebashkiaku që tashmë është kthyer në një manjat agrikulture.

“Nëse Putin rrit mirëqenien e vendit nga viti në vit atëherë do të mbahet mend në histori qoftë për progresin e vendit dhe për rritjen në nivel ndërkombëtar”, tha Luzhkov.

Pas përfundimit të karrierës politikë Luzhkov është duke u marrë me biznesin e tij ku zotëron më shumë se 5 mijë hektarë në vende të ndryshme të Rusisë.

Ai ka qenë kryebashkiak i Moskës nga viti 1992 deri në 2010.

1 komente në “Ish-kryebashkiaku historik i Moskës sulmon Putin: Po e kthen Rusinë në diktaturë!”

  1. albani says:

    Ky eshte viktima e radhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje