PD: Biznesmeni që përmendin mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” është Klement Balili. Reagon ky i fundit: Ja si është e vërteta

11 Maj 2016, 15:58Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar se personi që kërkohet nga policia greke si furnizuesi me kanabis i rrjetit ndërkombëtar të drogës zbuluar në Greqi është Klemend Balili, drejtor i Transportit në Sarandë.

“Sot vijojmë publikimin e fakteve tronditëse për rolin e Saimir Tahirit dhe funksionarëve të emëruar prej tij, në kultivimin dhe trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Rasti më i fundit është Drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili të cilin autoritetet greke dhe shërbimet  e partnerëve ndërkombëtarë, e kanë cilësuar  si një ndër kokat e një organizate kriminale të narkotrafikut.

Klemend Balili është konsideruar  nga mediat greke si baroni i drogës apo “Escobari i Ballkanit”

Opozita e ka denoncuar që në vitin 2014 dhe konkretisht më 18 maj, kohë kur Edi Rama e emëroi drejtor të Transportit , si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Klemend Balili është arrestuar në korrikun e vitit 2006 me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth.

Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016.  Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”, tha në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Arben Ristani.

Sipas Ristanit, i cili iu referua “informacioneve të brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj, rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit si më poshtë:

Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata

Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj

Drejtorin e Policisë Vlorë Jaert Çelaj

Drejtorin e Policisë Gjirokastër Aranit Arapi

Ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë Kastriot Skënderi, i cili në vitin 2015 në zonën e Kakomesë u kap me një kamion me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Nesër do të njiheni me të tjerë fakte tronditës të lidhjeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Reagon Klement Balili: Nuk kam lidhje me drogën. Me PD-në shihem në gjyq

Klement Balili, drejtori i Transportit Rrugor në Sarandë, i gjendur sot nën akuzat e PD-së si “Baroni i Ballkanit”, thotë se gjithçka që flitet për emrin e tij është shpifje, dhe vetëm politike.

“Eshtë një çështje që PD-ja e thotë dhe e stërthotë në të gjitha fushatat dhe gjatë gjithë kohës. Nuk kam asnjë lidhje me këto akuza dhe kuptohet qartësisht se janë politike”, thotë Klement Balili për Newsbomb.al.

“Unë kam një dëshmi të pastër penaliteti dhe këtë e verifikojnë të gjithë shumë qartë. Akuzohem se kam shkuar në Greqi e po bëja trafikun e drogës. Mediat thonë se jam arrestuar në Greqi, ndërkohë që unë jam në krye të detyrës. Unë kam që nga viti 2009 që nuk kam qenë në Greqi, e kjo vërtetohet shumë mirë edhe nga sistemi TIMS. E vërtetë se mendoja që akuzat politike bëheshin thjesht në kohë fushatash, por kjo fushatë shpifje dhe denigrimi me emra të përveçëm të zyrtarëve të PD-së, do të marrë përfundimisht një zgjidhje ligjore. Këdo që do të përbaltë emrin tim, do ta çoj për shpifje në gjykatë”, thekson më tej Balili.

13 komente në “PD: Biznesmeni që përmendin mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” është Klement Balili. Reagon ky i fundit: Ja si është e vërteta”

  1. Fierakuuuuuu says:

    Po ishte drejtues i transportit ne sarande me shume lidhje duhet te kete me LSI pasi kjo e fundit i ka drejtorite e transportit…po normale qe nga keto para droge perfitojne si Meta edhe Tahiri…Problemi i madh eshte se ato lek qe i vene ketyre politikanve perdoren po per te vjedhur/kapur vota ne zgjedhje edhe i ndihmon keta politikajne te jen ne pushtet e te vjedhin serish…edhe keshtu behet nje qark u mbyllur…e vetmja shprese eshte nje klas e re politike…por jam pesimist edhe kete e provon fakti qe LSI vazhdon i shton “klientet” (votuesit dele) te saja tregon qe Shqiperia do vazhdoj edhe per shume vite pa nje force te re politike edhe do ngelen po keta e do vazhdojne te vjedhin.

  2. sarandioti says:

    Ne kakome u kapen 2.2 tone hashash,gjithe policia private e balilajve qe ishte ne kakome,jane caktuar punonjes ne policine e kufirit te shtetit bashke me drejtorin e policise se kufirit Sarande,kur kapen z.Balili me 750 kg hashash ne kohen e Sales ,ai nuk u denua se pagoi ne gjykate mbi 110 mije euro,bashkpuntoret e tij qe ishin ne ate kohe oficera ne policine e shtetit u denuan se nuk kishin leke ne ate periudhe se sa kishin filluar bisnesin e hashashit,sa per hotelin lukzoze ne Sarande Saranda kuantra ai nuk eshte i balili por i i nje njeriuit te rendesishem te LSI ku nipi tij ndodhet ne burge sot,balilaj moren Vivarine moren bashkine e Delvines me leket e droges kete e di gjithe jugu

  3. lato says:

    Drejtori i pergjithshem i rrugeve i LSI Dashamir Xhika eshte kapur nga Kontrolli larte i shtetit me miljarda vjedhje dhe s`po i hyn gjemb ne kembe.

  4. lugati says:

    kto jan manovrat e sales sipas parimit “turbullo ujin qe t pshtoj peshku”!
    se, peshkaqeni I drejtsis po I vje rrotull peshqve salista me ne krye njgjalen sal!
    sala po hudh shashka tymi ne form shpifjesh bombastike me fitu koh,terren,dhe kushedi ca ndodh.
    si oktapodi qe shlo tym kur I vje fundi…

  5. Altin says:

    E di gjith Saranda dhe Delvina qe Balilajt kan qen me Pd dhe kaluan me LSI nga 2012. Me Ps nuk kan aanje lidhje. Pd ju dha kampin e punetoreve ne Sarande

  6. KOCO KOKEDHIMA says:

    Ky punon per llogari te Koco Kokedhimes. Kocua e ka emeruar dhe ai e mbulon politikisht.

  7. ODISEJA says:

    te tere te dhajmosur .PO I DEL VJOMI NGA SYTE JU DALSHIT TRUTE JU DALSHIN ! NJEREZ PA DOMETHENIE NE PAMJE SURRAT KATROR BURRA QE NUK BEJNE KKKKUUUUUURRRE ASGJE ME DORE VETEM PORSHTERSIRA: EDUKATOR TE QELBUR TE BREZIT TE RI ;SHKOFSHI NE DJALL

  8. Pilo Lala says:

    Nuik e njoh Balilin, por ai Resorti eshte mrekullia me e madhe qe ka Saranda.
    Ai mbushet vetem me turiste te huaj.
    Me te gjitha kondidat, i rrethuar, me parkime, me ambjente lojerash.
    Kuptohet qe makina Sali-Serbi-Athine prodhon keto lajme.
    Po komentoi Berisha me SHQUP, lexo te kunderten e asaj qe thone.
    Nuk e ve doren ne zjarr per kete person, por ky objekt eshte nje mrekulli.

  9. albani says:

    KJO ESHTE RILINDJA.
    KETA JANE UJQERIT QE KANE VESHUR GUNEN E COBANIT.
    MOS E BEFSHIT PIKEN E HAJRIT MASKARENJ.
    ZOTI UA NXJERRTE NGA HUNDET.

  10. MIRDASH says:

    NESE BALILI DO JAPE PARA PER MOSEKTRADIM NE GREQI,ATO DO JENE TE PAVLERA SEPSE TE GJITHE I RRUHEN EKSPOZIMIT,QE NGA RAMA,TAHIRI DHE DERI TEK OFICERAT E LARTE QE DREJTOJNE TRAFIKUN E DROGES NE SHQIPERI.MEDJET GREKE E KANE DHENE TRAFIKANTIN E BALLKANIT ME BASHKETINGELLORET K.B.,POR SE SHPEJTI AI DO JEPET I PLOTE.

  11. Lloji says:

    Mik po qe se NUK ke vrare, shantazhuar, kercenuar, presjon fizik apo psikologjik mbi njerezit e cfar do lloj nacionaliteti. dhe investon paqerisht ne komunitet me DASHAMIRESI per njerezit ne nevoje me fal por un te heq kapelen TE PERGEZOJ jo per ate qe nuk di por per ate qe ben per shtetasit e tu. Te pakten jeni me i mirdashur se ata qe na VJEDHIN me Ligj. Ne mes 2 mutrave na duhet te zgjedhhm mutin me te mire!

  12. tfgs1 says:

    Greku me mbushi mendjen qe te me vije turp qe jam shqiptar, e si pasojë mendoj se grekët jane perendi… Kështu është e vërteta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje