Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u ka bërë sërish apel qytetarëve të Tiranës të protestojnë sot para Gjykatës së Apelit Administrativ nëse nuk ndryshon trupi gjykues i cili duhet të japë sot vendimin për lejen e ndërtimit të pallatit 17-katësh te diga e Liqenit Artificial.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Veliaj bënë të ditur se Bashkia e Tiranës është kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh te diga pasi leja e dhënë bie ndesh me raportin e Bordit të Digave. Sipas tij kjo çështje me interes për qytetarët dhe parkun e liqenit nuk mund të gjykohet nga gjyqtarë që janë familjarë me ndërtuesit e pallatit 17-katësh.
“Në fushatë premtova se do të kërkoj revokimin e lejes te Liqeni sipas raportit të Bordit të Digave për rrezikun aty. Sot në 11 është seanca ku Bashkia kërkon këtë anullim. Por gjyqtarë nuk mund të jenë familjarët e ndërtuesve. Kjo është e paligjshme dhe fyese”, shkruan ai.
Ndaj ai thekson se do të protestoj edhe vet nëse deri në orën 11 të paradites së sotme nuk ndryshohet trupa gjykuese e kësaj çështje, ashtu siç edhe është kërkuar zyrtarisht në Gjykatë.
“Nëse para 11-s s’hiqen familjarët e betonit nga trupi gjykues, do jem në protestë me qytetarët para gjykatës. S’është kërcënim, është premtim. Gjykatat nuk mund të jenë tender për ofertën më të lartë! Të gjithë në 11 para gjykatës për reformë në drejtësi që të kemi drejtësi në qytet”, përfundon komentin e tij në facebook Veliaj.
Nuk e di si do te duket ky pallati 17 katesh, por ai aktuali, i kuqi, ne krye te rruges se diges eshte makaber. Nuk kam pare ndertese me te shumtuar dhe me te keq vendosur se sa ajo. Eshte simboli i arrogances, injorances, mungeses se gustos, pisllekut, mashtrimit, vjedhjes. Si duket do presi shoqen e vet (ndertesen 17 kateshe) e ta dhjejne fare ate ambjent PAK natyral qe i ka mbetur qytetit.
Ku eshte shoqeria e civile?apo si lejn te protestojn drejtuesit e tyre!si psh malltezi,bozde etj etj.se per nje kende lojrash te parku benin siku e duan me te vertete Tiranen!gjithe kete grope nuk e kan pare ndoshta nuk i vej faj.
Bjeru Erjon, bjeru maskarenjve…
Lum tirana qe te ka o ERJON VELIAJ
Respekte erion jeni njisha hiqi mbeturinat serbe qe nga trojet shqiptare se janserbet e sali serbit
e tmerrshme te mendosh ci ka bere Saliu gjykatave shqiptare!
Hapi rruge per gjyqtare te korruptuar, e si mund te presesh qe te kemi drejtesi ne raste te tilla ?! Domosdo do na ndertohet ndonje 17 katesh mu ne mes te gjelberimit madje 17 jane pak !! nuk mendon njeri per interesin e qytetareve por thjesht mbushi xhepin gjyqtareve dhe nderto cte duash