Kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi po has në kundërshti të fortë. Për të realizuar këtë reformë duhet sakrificë dhe ndëshkueshmëri. Në fjalën e tij në Akademinë Politike të PS, Rama tha se për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër duhet kosto dhe sakrificë.
“Nuk ka reforma pa rezidencë.
Shikoni reformën në drejtësi, është kyçi për të çelur përfundimisht derën e negociatave me BE, për të kaluar nga një vend kandidat në një vend që negocion në tavolinë për tu anëtarësuar në BE.
Çfarë e pengon këtë reformë dhe në parim kush mund të thotë dhe mund t’i dalë kundër kësaj nevoje që është historike për shqiptarët?
Askush nuk mund të thotë se është kundër kësaj.
Por është qartësisht evidente që kundërshtia është shumë e fortë sepse reforma në drejtësi është një reformë për Shqipërinë e gjenratës tjetër, dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk ndërtohet pa sakrifica dhe kosto dhe pandëshkueshmëri për çka ka ndohur.
Shqipëria e gjernatës tjetër nuk mund të jetë Shqipëria e pandëshkueshmërisë.
Për të ndërtuar këtë duhet të përballemi me agrsivitetin e forcave konservatore, e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën europian ka pak ose aspak të bëjë.
Kjo është përballje që kemi nevojë për energji të mëdha, ndërveprime të shumta. Është një përballje brenda shoqërisë. Mes atyre që mendojnë se nuk mund të vazhdohet me të njëjtin avaz”, tha Rama.
Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama bëri një dallim mes të majtës dhe të djathtës. Ai tha se të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë. Ndërsa të jesh i djathtë sipas Ramës do të thotë të besosh se ka edhe më keq:
:PS është një shprehje kuptimplotë e të majtës modern. Të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thtoë të besosh se ka edhe më keq, ky është dallimi”.
Z. KRYEMINISTËR DHE LIDER I SË MAJTËS.
PROPAGANDA JUAJ PËR PËRFITIME POLITIKE.
KRIMINELËT SIGURISHT VENDIN PRAPA HEKURAVE.
KUSARËT E DJATHTË & TË MAJTË GJITHASHTU PRAPA HEKURAVE.
SALI BERISHA DHE BANDA E TIJ KANË PËRGJEGJËSI TË MËDHA SHUMËVJEÇARE.
ILIR META KA PËRGJEGJËSI PERSONALE TË DREJTPËRDREJTA SI ISH/ZV/KRYEMINISTËR.
TI KE PËRGJEGJËSITË PERSONALE SI ISH/KRYEBASHKIAK I KRYEQYTETIT & KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË.
cfare flet more rrumpalle (kete shprehje e kam prej teje dikur e perdorje shume) kaloje draftin e amerikaneve dhe europianeve ne parlament dhe atyr te shohin shqiptaret se kush eshte vertet i interesuar per dekriminalizimin. Sa kohe qe edhe ti vazhdon terhiqe mos e keput me batuta ne kohen kur vendi fale udheheqjes tende po shkon keq e me keq te pakten ekonomikisht, atehere edhe ti je pjese e dekriminalizmit dhe duhet te largohesh nga drejtimi se sjell vetem fatkeqesi dhe turbullira ne kete vend.
Kundershti, heh?
Rama ti je I pari qe e ha nga reforma. Ty te intereson shume apo jo?