Ministria e Energjisë i ka dhënë një kompanie kanadeze me emrin “Zenit Enerxhi” koncesionin ekskluziv për kërkimin e naftës në bllokun tokësor C.
Lajmi është bërë publik nga vetë kompania, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare thotë se është njoftuar nga autoritetet shqiptare si fituesja në tenderin për të drejtën e eksplorimit në këtë zonë, raporton Top Channel.
Blloku C shtrihet në jug të qytetit të Durrësit, përgjatë rajonit qëndror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë.
Tenderi për dhënien e koncesionit të kësaj zone është hapur një vit më parë së bashku me 6 blloqe të tjera hidrokarbure.
Sipas kompanisë kanadeze, studimet paraprake në këtë zonë tregojnë për praninë e rezervave masive të gazit, përfshirë fushën divjakë ballaj ku mendohet se gjenden deri në 2.2 miliardë metër kub gaz.
“Zenit Enerxhi” zotëron aktualisht 15 fusha naftëmbajtëse në disa vende përfshirë kandanë, argjentinën dhe italinë.
Sipas kompanisë, blloku C në shqipëri gjendet vetëm 60 kilometër larg aseteve që ajo zotëron në pulja dhe molize të italisë, çka përbën një tjetër avantazh.
Industria vendase e naftës po kalon një moment të vështirë për shkak të konjukturës së pafavorshme në tregjet botërore.
Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Qeveria shpreson që përmes koncesioneve të reja të riaktivizojë kërkimet hidrokarbure dhe të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë.
Jepjani Kanadezeve se po ua shohin hajrin. Jane numer nje ne bote per vjedhje te pasurive nentokesore te shteteve te pazhvilluara.
Po ata s’po ja japin as kanadezeve or lal. Nje kompani me tre laptop, nuk jane kanadezet. Jane te trete qe e blejne naften per llogari te mafies shqiptare ne pushtet. Dhe shqipkaret hane mut dhe bejne analiza shukriane. Aty duken filozofe te vertete.
Kjo kompani eshte nje ortakeri e 3 shokeve ne Kanada qe kane vetem nga nje laps ne xhep dhe asgje tjeter. Qeveritareve qe ju ka zgjedhur populli
Mos abuzoni me besimin qe ju eshte dhene. Mos vidhni gjakun e popullit! Nje dite keni per ta paguar! Hiqni dore nga Ky koncesione.
Pse nuk ja jepni biznesit vendas keto koncesione por vetem njerezve anonime ne Kanada qe skane asnje kapital. Kjo kompani perbehet nga 3 vete qe sejcili prej tyre ka vetem nje laps dhe 1 laptop.?
Perse koncesionet qe u jepen te huajve nuk ratifikohen ne parlament?
shqipKAAAAARI hesapi mo ……si thoshte ai artikulli …..kulak nder shekuj …..
bagetia gerrhet ……..perjetsisht!