Puna 7 mijë euro në muaj që të gjithë italianët e refuzojnë

13 Maj 2016, 14:22Lifestyle TEMA

Në Itali ofrohet një punë njëvjeçare me rrogë 7 mijë euro në muaj, por janë të rrallë ata që e pranojnë.

Por për cfarë bëhet fjalë?

Një kompani italiane kërkon mjekë, elektriçistë, informaticienë dhe teknikë që të shkojnë 1 vit në Antarktidë.

Atyre u ofrohet një trajnim dhe rrogë 7 mijë euro me kusht që të punojnë një vit në polin e jugut.

Por të gjithë e refuzojnë për shkak të kushteve atmosferike.

Dita është shumë e ftohtë, ndërsa natën bëhet edhe më keq duke qenë se temperaturat arrijnë deri në 80 gradë minus.

Kompania kërkon 15 kandidatë deri në 13 qershor, por duket se do jetë e vështirë të gjejë 15 njerëz të gatshëm.

Nëse jeni i interesuar ja linku:

http://www.italiantartide.it/?p=664

2 komente në “Puna 7 mijë euro në muaj që të gjithë italianët e refuzojnë”

  1. mirel says:

    Me sa duket nuk i paskan ftuar shqiptaret
    Dp duhen dhjetra expedita.

  2. ben says:

    Pune ka po duhen profesioniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje