VIDEO/ Rrëfehet 27-vjeçarja shqiptare e përdhunuar në Itali: Agresorët do më vrisnin

13 Maj 2016, 21:34Kronika TEMA

Shqiptarja 27-vjecarja B. Kosturi që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer për “Ora News”, orët e tmerrit që kaloi me agresorët.

“Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh”, thotë ajo.

Ajo tregon se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.

“Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki”, vijon Kosturi.

Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë.

“Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë. Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë”, rrëfen e reja.

Fillimisht 27 vjecarja nuk ua ka rrëfyer prindërve se çfarë u kishte ndodhur, por ka bërë menjëherë denoncimit në polici.

“Unë nuk ia kam thënë babit tim pasi kisha frikë nga tronditja e tij. Karabinierët më mbushën mendjen që t’ia thoja. Kam gjetur menjëherë përkrahjen”, vijon ajo.

Sot kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 27-vjeçarja është më e qetë dhe inkurajon të gjitha vajzat të denoncojnë ngjarje të tilla dhe të mos zmbrapsen nga turpi.

Policia italiane ka arrestuar një prej dy agresorëve dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. ndërkohë Familjarët e 27-vjecares kanë thirrur një protestë ditën e Shtunë, ku do të kërkojnë më shumë siguri dhe mbrojtje pranë autoriteteve.

4 komente në “VIDEO/ Rrëfehet 27-vjeçarja shqiptare e përdhunuar në Itali: Agresorët do më vrisnin”

  1. emigrante says:

    Vajze kjo qe te la ndodhur ty mund ti ndodhte cdo vajze ,pasi kjo bote eshte mbushur me lloj kafshesh qe fytyren e kan si njerez, por ben forze sa te mundesh. Kuptojme shume mire urrejtjen qe Kane prinderit e tu che cdo uman i ndershem per kete fatkeqesi qe ju ma ndodhur. Kur Te pame ne televisione che ne kemi derdhur lot e jemi mbush me urrejtje

  2. Bote e pasigurt qe sa vjen e behet me agresive ,e sidomos per sex-in femer,
    te cilat mendoj un duhet te pajisen me “paisje ” mbrojetese qe i lejon ligji ,
    per vetmbrojtje .
    Kur u perdhunuan femrat ne qender te Köln-it De. kuptohet qarte se c’mund te ndodhi ne Itali.

    1. valer says:

      Femrat e Kelnit nuk u perdhunuan po u ngacmuan seksualisht dhe u vodhen canta e celularet.

  3. Boss says:

    Baxhella donte kar romesh dhe vinte ne kampet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje