Balili si “el Chapo”, i shpëton policisë; do ta arrestonte gjatë një interviste

13 Maj 2016, 20:13Kronika TEMA

Klement Balili i ka shpëtuar vëzhgimit policor. Personi në fjalë, i cilësuar “baron i drogës” nga media greke, nuk ndodhej në banesën e tij në një fshat të Delvinës, ku kishte raportuar më herët se do të qëndronte deri në pritje të hetimeve, kjo së paku deri në orët e pasdites së të premtes.

Policia ushtroi kontroll atje, pasi u informua se Balili nuk ndodhej në banesë, ku do të jeptë një intervistë mediatike.

Burime të sigurta policore të Top Channel njoftuan se Balili ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit, ndërsa po kërkohet në fshatrat përreth Delvinës, si edhe në qytetin e Sarandës. Pavarësisht se për të ende nuk ka një fletë arresti ndërkombëtare, ai u njoftua se ishte nën vëzhgimin policor.

Ndërkohë në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi autoriteteve greke t’i përcjellin materialet hetimore ndaj Klement Balilit, ish-drejtor i Transporteve për Sarandën, pasi nga përgjimet e kryera për llogari të Greqisë nuk del asnjë e dhënë kompromentuese kundër tij, që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij në Shqipëri.

Akuza shqiptare nuk mund të veprojë pa patur një çështje hetimore nga Greqia ku ai rezulton i implikuar. Veprimet procedurale i konfirmoi të enjten në mbrëmje në emisionin “Top Story” ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Edhe Europol konfirmoi operacionin zyrtarisht në faqen e tij të internetit. 17 personave të arrestuar, ndër të cilët 11 shtetas grekë dhe 6 shqiptarë si pjesëtarë të grupit kriminal të organizuar, të përfshirë në trafik droge.

2 komente në “Balili si “el Chapo”, i shpëton policisë; do ta arrestonte gjatë një interviste”

  1. loli says:

    dmth jemi bere si meksika… ku cdo pjese i perket karteleve te ndryshme te droges…
    e paska thene mire ai robq.ri strazimiri dje tek opinion, qe dea ka ardhur ne Shqiperi sepse eshte shtuar shume trafiku i kokaines, se dea nuk merret me hashashin e lazaratit

  2. BLLOK LSI says:

    ky eshte shoku i
    ILIR METES
    SALIUT
    LUL BASHES
    SHKELXEN BERISHES
    rasti i rradhe qe qytetari dixhital nuk po han mut se i duhet per zgjedhje rrofte ilir floriri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje