Jamala triumfon në Eurovizion, tërbohet Rusia: Provokim!

15 Maj 2016, 09:23Lifestyle TEMA

Balada e këngatares ukrainase Jamala mori maksimumin e pikëve në Festivalin Europian 2016. Kënga u vlerësua për nivelin artistik dhe interpetimin.

Jamala bindi Juritë e vendeve anëtare të EBU-së me baladën e saj kushtuar një kujtimi personal. 32-vjeҁarja tatare është rritur në Kiev. Atje ajo u kualifikua si këngëtare operistike dhe xhazi. Balada i kushtohet stërgjyshes së saj, e cila asnjëherë nuk u ҁlirua prej traumës së dëbimit.

Ndonëse përmbajtja e saj gjatë konkurrimit për pjesëmarrje në ESC u kontestua prej Rusisë, duke e quajtur atë si një provokim, balda në fakt është një apel për njerëzoren, është një homazh për atdheun e humbur të stërgjyshërve të saj dhe një kujtim për gjyshen, e cila ishte ndër tatarët e dëbuar nga Krimeja. Trupat e Stalinit më 1944 deportuan me tren tatarët nga Krimeja për në Azinë Qendrore. Stalini e argumentoi aksionin e tij të ndëshkimit me gjoja bashkëpunimin e tatarëve me nazistëet gjatë kohës që ata pushtuan Krimenë më 1941. Në vitet 60-të tatarët u rehabilituan. Por kjo është edhe një këngë mjaft personale për humbjen e atdheut. Hidhërimi për faktin, se ajo nuk është rritur në Krime në vendin e shtërgjyshërve të saj.

Në prapaskenën e ESC

“Artistët i njohin shumë mirë të gjithë”, thotë Dave Goodman, kur në drejton në sallën e artsitëve. “Ata janë këtu prej disa ditësh e edhe përpara Festivalit Europian (ESC) kanë performuar në veprimtari të ndryshme në kuadër të tij”. Goodman është zëdhëns i shtypit i EBU-së (European Broadcasting Union), që organizon këtë festival. Secili këtu e njeh atë, ai është miqësor dhe dëgjon këdo me vëmendje – sepse ai kujdeset jo vetëm për kontaktin me mediet, por edhe për delegacionet e artistëve dhe të vendeve të veҁanta. Për një gjysmë ore nis prova gjenerale për spektaktlin e së shtunës, por Goodman është mjaft i qetë asgjë nuk ia cënon atij ritmin e punës.

Në seksionin e parapskenës atmosfera është e tensionuar, por në mënyrë të këndshme. Pas portave të garderobës dëgjohet dikush që këndon, këngëtarja bullgare Poli Genova stërvit zërin. Disa porta më tej dikush tjetër ushtron tonalitetin. Banda gjeorgjiane Young Georgian Lolitaz vjen drejt nesh me kitarrë, sapo të grimuar dhe të ujdisur për në skenë. Polaku Michal Szpak telefonon, dikush nxiton drejt derës së hyrjes për tek delegacioni gjerman; unë nuk ia dal që të hedh një vështrim atje.

Në mes të festivalit

Në sallën e grimit të gjithë gradualisht janë bërë gati për në skenë dhe kamerat televizive janë përgatitur. Në garderobë me shpejtësi po hekuroset me avull manteli i kuq i Michael Szpakt, aty pranë është varur fustani i kandidates malteze Ira Losco. 6000 perla të arta janë qendisur në të, thotë garderobierja, tre javë është punuar për këtë fustan.

Një pas tjetrit artistët i thërrasin në skenë. Nis festivali, të gjithë duhet të shkojnë drejt skenës. Në mes të turmës së artistëve që vezullojnë ecim edhe ne, përmes korridoreve të ngushta me dritë neoni, duke hipur e zbritur shkallë, kalojmë pranë valixhesh të panumërta me materiale, jastëk e personelit të sigurisë. Goodman qendron para një kalimi tjetër të errët. “Kjo është ura e kalimit të artistëve. Përmes saj kalojnë ata kur shkojnë në sallë.”

Teknikë gjigante ndriҁimi

Ne kalojmë përmes kësaj ure dhe futemi në një botë tjetër. Arena Globe e Stkholmit është një hemisferë gjigante, 85 metra e lartë me diametër 110 metra. 16.000 spektatorë vështrojnë drejt një skenë gjigante: 50 metra e gjerë, 32 metra e thellë dhe 15 metra e lartë.

E gjithë skena përbëhet nga një teknikë ndriҁimi, edhe në dysheme janë të instaluara mijëra drita LED. Ka kuti ndriҁimi, mure LED transparentë, që lëvizen lart e poshtë e janë të programuar në mënyrë të tillë, që spektatori të mos e shohë asnjëherë se ku përfundon skena. Dizenjatorët e ndriҁimit ia kanë dalë që për ҁdo këngë të krijojnë një mjedis më vete. Me pak përjashtime në skenë nuk ka konstrukte, e gjithë skena përbëhët nga drita dhe projeksione. Në dysheme vezullojne shenja treguese me të kuqe – që shihen vetëm nga artistët – në mënyrë që gjithkush ta dijë se ku duhet të shkojë./ DW

17 komente në “Jamala triumfon në Eurovizion, tërbohet Rusia: Provokim!”

  1. Ubs says:

    Skene gjigande, 35 m e thellë dhe 15 m e lartë. Hajde kuptoje se çka dashur të perktheje gazetari kopjues me diplome fallco. Mediokër!

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Momenti i vetem qe me ngeli ne mendje gjate Eurovizionit :
    Shqiperia i jep 12 pike Australise , dhe kengetarja australiane ben shenjen e shqiponjes per te na pershendetur.

    1. albani says:

      Dhe mua e vetmja gje pozitive qe do te me kujtohet nga ky festival.
      Negative,do te me ngele Tarifa shume e ulet per ta kaluar klasen.

  3. demo says:

    Ne kete bote artificash,shqiptari mund te dalloje vetem duke qene origjinal.

  4. befana says:

    Ukraina -amerika
    Ky ish cmimi i festivalit.Politik,jo artistik.

  5. Mergim tari says:

    Bojkotojeni kete plehre festival te vleresimeve politike dhe “kufitare” dhe jo artistike.
    Bravo shqiptaret per vleresimet e drejta artistike.

  6. Anton says:

    Deri ku ndikojne cifutet dhe amerikanet.imagjinoje percaktojne fituesin edhe ne festivalin eurokar.

    1. Anton says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur

    2. Theatrical says:

      ashtu them dhe une se ska mundesi kurre qe ta fitonte Ukraina para Rusise(ju kujtoj qe Rusia eshte 17 milione km²)

      mgjt Greqia e beri të veten nuk iu nenshtrua presionit të American

      oo anastaaaas..

  7. Zigur Qarri says:

    Fitorja Ukraines,eshte fitorja e te mires mbi te keqen.
    Kafshet greko-qipriote,jashtqitjet,gelbaza e Europes,i dhan qe te dyja piket maksimale Rusise!!!
    Keta peverse,qe rralliten ne krahun e kriminelave dhe jo te viktimes,harrojn se fatin tragjik qe kan
    pesuar tartaret e Krimese nga ruset,e kan pesuar edhe greket,sepse Krimea historikisht ka qene
    Atdheu i grekeve dhe tartareve,te cilet kan jetuar bashke prej qindra vitesh ne paqe,por kurresesi
    i ruseve barbare.Mut dhe grek te mire,nuk ka.Shkoni e pellisni ne korin e gomereve te Janullaposit,
    se vetem atje ndjeheni ne elementin tuaj o jashtqitje mesjetare.Ptyh,rrace e ndyre!

    1. Artani says:

      Nuk e di se perse thua qe atdheu i tartareve eshte Krimea. Atdheu i tartareve eshte ne veri te shkretetires se Gobit. Ata ne shek. e peste filluan qe te levizin kah perendimi. Ata jane nje popull turko-mongol, qe fare s’ka te beje me Krimene.

      1. Zigur Qarri says:

        Tataret kan qene popull nomad,prandaj kan edhe shume vendodhje.Tataret e Tataristanit(krahina autonome ruse)ne brigjet e Vollges
        apo Tataret e Uraleve dhe Vollges,ndryshojn dukshem nga Tataret e Krimese.Tataret e Krimese jan vendas(edhe fjala Krime vjen po nga gjuha e tyre),nje popull i perzier me greket,mongolet,bullgaret,venecianet,turqit…etj.Ruset kan ardhur pas 1770,mbasi e pushtuan.Ruset u munduan
        tja ndryshonin emrin mbas 1917,por gjeografikisht mbeti po emertimi tatar,Krime.

  8. taso kume says:

    Beavo XHAMALA, per nje momente mu duk se po kendonte nje çame nga VLORA , mase nje dite dhe SHQIPTARET do i kendojne deportimit te çamerve nga çameria nuk do ndikohen nga spiunet e GREQISE DHE SERBISE ,se SERBET kane deportuar ne TURQI ne baze te nje marveshje me TURQIT, megjithate mu rengjeth mishi nga omocjoni kur kinezja e AUSTRALISE beri SHQIPONJEN .

    1. Theatrical says:

      nuk ka asnje lidhje me çamet kenga,kenget came Jane kenge tipike të krahinave shqiptare të jugut(epirit),

      ndersa kenga fituese vjen me nje nuance orientale-turko-greke-anatoliane, ose ose per të qene I sakte fare me motif ‘arabesque’..

      vitin tjeter prit kur të vine greket me ndonje kenge ku e vajtojne “megali tragodhija-n” e 1922..ose çlirimin e Kostandinopojes 1453 hahahahaha

      nejse kenga shume e bukur

  9. enter"" says:

    Fitore politike….
    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy spektakel i ndyre

  10. Gasper says:

    Nje desinformim i rendomte i temes. Perkundrazi, Rusia nuk eshte terbuar fare por e ka pritur shume mire kete fakt. Putin eshte shprehur se kengetarja ne fjale ka lindur ne Krime, dhe meqenese krimea eshte Ruse ne jemi te lumtur qe Jamala ka fituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje