NATO kërcënon Rusinë: Forcon sistemin e mburojёs raketore nё Europёn Lindore

15 Maj 2016, 10:33Bota TEMA

Ushtarakë të ftuar nga bota e jashtme si dhe ministri i Jashtëm polak morën pjesë në vendosjen e gurit themeltar për një sistem të ri të NATO-s për mbrojtjen nga raketat nën drejtimin e SHBA-së në fushën pranë Słupskit. Deri tani këtu ndodhet vetëm gardhi që ka kushtuar dhjetë milionë Euro.

Protesta e popullsisë së zonës

Ka gardh izolon nga bota përreth edhe delegacionin e nivelit të lartë. Vetëm tek porta të ftuarit nga SHBA-ja, Rumania dhe Spanja e kuptojnë se jo të gjithë gëzohen për rëndësinë e nivvelit botëror të kësaj fushase të Pomeranisë. Disa qindra vetë protesojnë kundër dislokimit të sistemit ët raketave mbrojtëse në rajonin e tyre – kryesisht për arsyen, sepse ata ndihen të mashtruar lidhur me zhdëmtimin.

Sistemi i mbrojtjs nga raketat do të ndërtohet vetëm 3,5 km larg bashkisë. “Për ne kjo është një katastrofë”, thote Robert Biedroń, i cili është që prej një viti krytear bashkie në qytetin me rreth 90 mijë banorë. “Në një distancë prej 15 km përreth kësaj zone këtej e tutje nuk lejohet të ndërtohet më asgjë, pa miratimin nga State Department amerikan”, ankohet ai. “Madje asnjë repart prodhimi nuk lejohemi të ndërtojmë.” Kësisoj sistemi i raketave vërtetë ka shkaktuar një efekt të madh frike ende pa u ndërtuar, thotë ai – “e në radhë të parë për investitorët”. Ndonëse janë bërë premtime për zhdëmtim, banorët ndihen të zhgënjyer, thotë kryetari i bashkisë.

Një mini mburojë me efekt të madh

Por politika nuk i merr parasysh shqetësime të tilla. Ndëtimi i mburojës nga raketat po ecën me intensitet. Krahas Polonisë në këtë system bën pjesë edhe një impiant në Deveselu në jug të Rumanisë. Që nga fundi i vitit 2015 ai është i gatshëm për përdorim dhe të enjten (12.05) u vu zyrtarisht në funksionim. Ky system është “një përforcim i rëndësishëm” i kapaciteteve të aleatëve për mbrojtjen nga raketat tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë inagurimit në Rumani.

Të dy komplekset në Europën Lindore janë pjesë e një sistemi mbrojtës Aegis, që synon të mbrojë partnerët europianë nga sulmet me raketa nga Lindja e Mesme. Në këtë system mburojë bën pjesë krahas dy baza të vogla mbrojtëse në Poloni e Rumani edhe një impant i madh radarësh në Turqi dhe katër anije të SHBA-së me raketa mbrojtëse të ankoruara në jug të Spanjës. Qendra e komandës ndodhet në Gjermani – në bazën e aviacionit luftarak të SHBA-së Rammstein. Në samitin e NATO-s në fillim të korrikut në Varshavë ky system do të vihet nën kontrollin e NATO-s.

Ideja për këtë lindi më 2007. Ish-presidenti George W. Bush deklaroi ndërtimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes nga raketat në Europën Lindore duke indinuar me këtë Moskën. Kur uzgjodh president Barack Obama, e pezulloi përkohësisht këtë projekt, gjë që i irritoi europiano-lindorët. “Obama me këtë vendim i lëshoi pe Moskës për të përmirësuar marrëdhëniet”, thotë Gustav Gressel nga think tank-u ndërkombëtar “European Council on Foreign Relations” në Berlin. “Në vend të mburojës së SHBA-së të planifikuar nga Bushi, me një rreze të gjerë veprimi dhe raketa të mëdha, Obama vendosi për një variant më të zbehtë.”

Rusia ndihet e kërcënuar

Por kjo nuk ndihmoi shumë. Pak javë para samitit simbolik të NATO-s në Varshavë ky sistem do të shndërrohet sërish në politikë të madhe. Rusia ndihet e provokuar dhe bën fjalë për kërcënim ndaj sigurisë së saj. Ky kompleks tek e fundit ka kapacitet edhe të hedhë raketa dhe përbën kësisoj një rrezik për ekuilibrin strategjik – argumenton Ministria e Jashtme ruse. Presidenti Vladimir Putin pas vënies në funksionim të mburojës së re të SHBA-së në Europën Lindore sheh shkas për të marrë masa kundër. Përshtatja e shpenzimeve shtetërore është e domosdoshme për të neutralizuar kërcënimin e ri, sikurse formuloi ai.

“E gjitha vetëm propagandë

Qendrimi rus nuk është asgjë tjetër veҁse propagandë, mendon eksperti i mbrojtjes Gustav Gressel nga Berlini. “Përpjekja e Obamas për ta orientur pozitivisht Rusinë, ka dështuar, sepse Rusia për arsye të politikës së brendëshme ka nevojë për armikun e urryer NATO-n dhe Amerikën.”

Edhe politologu rumun Radu Magdin beson, se reagimi i ashpër nga Moska ka më shumë domethënie simbolike, sepse „Moska është e indinjuar që po e humbet qartë luftën për dominancë gjeopolitke në Europën Lindore”, thekson Magdin.

Wolfgang Richter nga fondacioni Shkenca dhe Politika në të kundërt, thotë, se projekti duhet të ketë në thelb bashkëpunimi e nuk duhet të kuptohet si kërcënim ndaj Rusisë.

Vendosja e gurit të themelit në Słupsk pak para samitit të NATO-s megjithatë shërben për vendet e Europës Lindore si një sinjal i rëndësishëm./DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje