Tifozët e Flamurtarit thirrje lojtarëve: Ndaj Skëndërbeut për “Jetë a Vdekje”

15 Maj 2016, 14:03Sociale TEMA

Për tifozat e Flamurtarit sfida ndaj Skëndërbeut është më shumë sesa një ndeshje.

Kjo për faktin se gjashtë vite më parë Flamurtari ishte pranë titullit kampion, por e humbën në mënyrë të padrejtë, dukë bërë që titulli të shkojë në korcë.

Ndaj dhe sfidën e fundit të këtij sezoni vlonjatët e kanë pikërisht ndaj Skëndërbeut I cili në rast të mos një fitoreje titulli do ti shkojë Partizanit( gjithmonë nëse Partizani fiton ndaj Tetuës).

Ndaj për këtë sfidë tifozat e Flamurtarit I kanë kërkuar lojtarëve që të japin maksimumin në këtë sfidë për të dalë fitimtarë, dhe për të vënë drejtësinë në vënd.

Ata madje kanë dalë dhe kundër presidentit të skuadrës së tyre Sinan Idrizi, duke I kërkuar këtij të fundit që ti hedhë një sy kampionatit të vjedhur gjashtë vite më parë.

Ndërkohë ata theksojnë se  ndaj Skenderbeut do luajmë si për finale të titullit për nder të atij kampionati të vjedhur dhe këë nuk e bëjnë që ti bëhet mirë Partizanit, Kukësit apo X skuadre.

Ja postimi i tifozave vlonjate.

Si një faqe jo zyrtare e Flamurtarit por e ndërtuar dhe krijuar nga tifozët për tifozët po i themi nja dy gjëra “President” Idrizit duke mare shkas nga deklaratat e tij në media se: “Flamurtari nuk luan për hakmarrje, nuk jemi inatcor dhe luajmë siç na ka hije”.

Z. Idrizi kjo ndeshje për ne tifozët është më shumë se “jetë a vdekje” siç thonë edhe anglezët. Mbase nuk i ke përjetuar ti zotëri ato ankthe, ato vuajtje ato nerva që na merrej padrejtësisht kampionati gjashtë vite më parë. Vlonjatet nuk janë inatcor vërtet por padrejtësinë e urrejnë me shume se urrejtja. Në jemi BURRA dhe gjakun tonë dhe djersën nuk na e merr askush.

Ndaj Skenderbleut do luajmë si për finale të titullit dhe këtë ta dëgjojnë mirë drejtuesit dhe lojtarët që luajnë aktualisht. Për nder të atij kampionati të vjedhur, për nder të tifozëve që vuajtën për nder të atyre futbollistëve që gjashtë vjet në parë nuk gëzuan dot.

Zoti Idrizi atë lojën tende siç na ka hije po e shohim dhe u përpëlitëm për të mbijetuar në Superlige. Nuk na intereson se kujt në mënyrë indirekte i bëhet mirë Partizanit, Kukësit apo X skuadre.

Tifozëve nëse u ka mbetur gjak në vëna të gjithë në stadium në kapacitet maksimal. Jo për hakmarrje por për të vënë drejtësinë në vend.

Titulli i mohuar nuk na kthehet dot por futbolli prandaj është kaq kapricoz dhe mund të të heqim një nëse na ke vjedhur një.

Kështu që lërini lojën alla angleze por shndërrohuni në furi dhe ndaj Skenderbleut FITORE dhe vetëm FITORE.

4 komente në “Tifozët e Flamurtarit thirrje lojtarëve: Ndaj Skëndërbeut për “Jetë a Vdekje””

  1. Tirona4Ever says:

    O tifozat e Vlores,

    Ju hongsha zemren!! Jeni mo t’miret n’bote!!

  2. Arjan says:

    Kesaj i thone: “Dhi e zgjebur me bishtin perpjete”, nuk urojne qe shpetuan nga renia nje kategori me poshte por kane dhe tangerllik… M’u kujtua nje shprehje vlonjate qe thote: “E mori provimin motra? etj. etj. Mos mbani inat me te gjithe se “inati eshte dem i te zot” thote nje fjale e urte. Doni apo nuk doni pikerisht atje, Skenderbeu do ngreje per here te gjashte rradhazi kupen e kampionatit. Nga Toronto ju uroj “Good luck” Vlora.

  3. azgan says:

    Kete thirrje le ta degjoje mire edhe gjyqtari i ndeshjes Flamurtari-Skenderbeu!
    Te mos guxoje te gjykoje ne favor te korcareve!
    Ne se eshte i zoti,te jete i PA ANSHEM!
    Me vlonjatet nuk talleni dot!

  4. Drejtesia says:

    Merrni gure neper xhep dhe bejeni si laçianet ,po doni te fitoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje