Tirana Airport ndan 15.5 milionë euro dividend; fitimi u rrit 31% në 2015-n

16 Maj 2016, 12:03Ekonomia TEMA

Tirana International Airport (TIA), kompania që menaxhon me një kontratë koncesionare Aeroportin e Rinasit ka vendosur që të shpërndajë dividend prej 15.5 milionë eurosh nga fitimet e akumuluara dhe fitimin e vitit 2015.

Vendimi është marrë në Mbledhjen Vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të TIA-s, të mbajtur në prill.  Përfaqësuesit e ortakëve të TIA-s miratuan në mënyrë unanime që fitimet e mbajtura/akumuluara në shumën prej 5.5 milionë euro dhe fitimi i vitit financiar të vitit 2015, prej 11.26 milionë euro, të alokohen: 15.5 milionë euro si dividend dhe 1.25 milionë euro si fitim i mbajtur (shih shkresën).

Në mbledhje, ortakët shprehën mirënjohjen e tyre për Këshillin Administrativ dhe Stafin Menaxherial për kontributin për mbylljen me sukses të vitit 2015 dhe për të arritur në nënshkrimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit.

Pak javë më parë qeveria shqiptare arriti një marrëveshje me Tirana International Airport për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare, në bazë të së cilit TIA mori një zgjatje të menjëhershme të afatit të koncesionit me dy vite, në këmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit dhe në rast të vënies në punë të ndonjë aeroporti tjetër, afati i koncesionit do të zgjatet maksimumi me 4.5 vite në total, duke e çuar deri në 24.5 vjet, nga 20 vjet që ishte kontrata fillestare.

Pak pas rishikimit të marrëveshjes koncesionare, Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.  Transaksioni nuk është regjistruar ende në QKR.

Në 2015-n fitimi  i TIA u rrit me 31%

Tirana International Airport (TIA) është një ndër kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri. Për vitin 2014, ajo ishte e 10-a në vend në një renditje të kompanive shqiptare me fitimet më të mëdha. Në 2014-n, ndonëse shënoi ulje të të ardhurave me 30%, si rrjedhojë e rënies së trafikut ajror (pas daljes nga tregu të Belle Air), ia doli të rrisë fitimet me gati 10% në 1.2 miliardë lekë (8.6 milionë euro), duke mbajtur nën kontroll shpenzimet. Norma e fitimit në 2014-n ishte 30%, ndërsa të ardhurat ishin 4.2 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro), sipas bilancit të publikuar në QKB.

Në 2015-n, sipas të dhënave nga Kompania, fitimi arriti në 11.26 milionë euro, me një rritje prej 31% me bazë vjetore. Të dhënat për qarkullimin vjetor për 2015-n nuk janë bërë ende publike./ Monitor

5 komente në “Tirana Airport ndan 15.5 milionë euro dividend; fitimi u rrit 31% në 2015-n”

  1. taso kume says:

    MOS i henkshi ,jane para te vjedhura me çmime te pa kontrolluara,BOLOGNA -BUKURESHTE 30euro sot, mir thone ” te ha qeni jote”.

  2. Agron says:

    Po sigurisht qe do rritej fitimi i aeroportit. Me gjithe keta shqiptare qe kerkojne azil ne Gjermani cfare prisnit ju?!

  3. emigrante says:

    Ke te drejte o mik .Bene sikur falimentuan bellair i kaluan tek blu panorama. E keta hajdute para qeveritar bejne siku i heqin eskluzivitetin .Keta majtas e djathtas Jane hajdute e mafie.

  4. freee1111 says:

    rriten fitimet ne kurriz te shqiptareve se shkon bileta 500euro ne vere po ta blesh brenda muajit. Me ate cmim shkon deri ne kuba kurse per te ardhur ne vendin tend duhet ta blesh bileten 3 muaj para. Sbohet llaf te vish per 3 dit shioni nga fqinjet se me 70euro shkohet ne Shkup nga shume vende te EU. Turp rrac e poshter

  5. Tarrasi . says:

    Kancer you befshin te gjitha keto leke te vjedhura o qelbesira.

    Sepse qeverite e Nanons Berishes e Rames ju legjituan vjedhjen kolosale sdo te thote se nuk eshte vjedhje.

    Kancer ju befshin te gjitha leket e vjedhura o legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje