Mikroskop - Rrugët që po na marrin jetën

17 Maj 2016, 21:05Sociale TEMA
Mikroskop - Rrugët që po na marrin jetën

Nga Irida Fështi

Jeta e dy fëmijëve u këput në mes pak ditë më parë në aksidentin e Kavajës për shkak të vënies dorë në një trafikndarëse. Ishin dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç, të cilët humbën jetën sepse po shkonin të takonin babain që shteti e futi në burg sepse po rregullonte çatinë e shtëpisë duke shkelur ligjin, ligjin të cilin në rrugën ku kalojnë qindra dhe mijëra vetë e shkel vetë shteti.

Dy vogëlushë vdiqën edhe pse po udhëtonin me nënën e tyre 24 – vjeçare duke zbatuar ligjin. Ekspertiza rrugore e ka thënë fjalën e saj. Por, kush e ka fajin për vdekjen e dy fëmijëve në aksidentin e Kavajës? A mund të shmangej aksidenti? E kujt është përgjegjësia? A është aksidenti i Kavajës rast korrupsioni apo rast neglizhence? Kush janë përgjegjësit për vendosjen e sinjalistikës në rrugë, kush i lejon ndërhyrjet në rrugë pas përfundimit të tyre dhe përse lejohen vetëm në Shqipëri ndërtimet e bizneseve anës rrugëve?

Emisioni Mikroskop, në TemA TV, sjell qëndrimet e personave kompetentë për rrugët që marrin jetë. Ja cilat janë njollat e errëta të rrugëve shqiptare.

Flasin për Mikroskop Mitat Tola, Drejtor i Policisë Rrugore, Artur Sulçe, Ekspert i Sigurisë Rrugore dhe Flamur Mullisi, Specialist i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore.

3 komente në “Mikroskop – Rrugët që po na marrin jetën”

  1. islam says:

    gomari nuk calon nga veshet?

  2. A says:

    Ndertimi i nje rruge dhe vendosja e sinjalistikes ka vetem parametra teknik dhe per kete duhet te kete nje grup pune me specialiste te mirefillte me mendime te sakta dhe te qarta.
    Ne te kundert, ku shikohet se si ta vjedhim dhe ta rrjepin kete rruge do te ndodhin keto ngjarje makabre.
    Kuptohet ku shkojne paret e ndertimit dhe te sinjalistikes te kesaj rruge duhet filluar nga lart poshte nga kryeministri aktual qe eshte EDI RAMA, Ministri i Transporteve EDMOND HAXHINASTO, Ministri i Financave ARBEN AH-METI dhe nga Policia e Shtetit dhe e Qarkullimit.
    Por te gjithe e kane mendjen se cfare te vjedhim, se si eshte cilesia e rruges nuk ka rendesi.
    Shtrohet pyetja nga ndonje militant ose simpatizues partie qe eshte ne pushtet ne kete rast i PS-se, se rruga eshte ndertuar kur ne pushtet, ne pozite, ne qeveri ishte PD-ja me SALI BERISHEN ne krye. Pergjigja eshte e thjeshte te arrestohet personi kur eshte bere rruga, pra SALI BERISHA me gjithe sorollopin dhe klanin e tij mafioz politik.
    Po ketyre nuk i intereson qe si opozites dhe pozites te bejne gje sepse nuk jane gje tjeter vetem DY DUART e nje trupi mafioz, qe dyja bashke lajne ftyren e KORRUPSINIT dhe MAFIES. Tung.

  3. loni says:

    Shkaqet e aksidenteve ne shqiperi : 1 marja e patentes me para ryshfet,korrupsion,pra PA mesuar ne shkolle,mos njohja e qarkullimit rrugor dmth padija ,2 vjedhja e parave per ndertimin e rrugeve ,si pasoje me ato pak leke qe ngelen, ndertohet ajo gjoja rruge PA standarte ,PA signale etj,pra rruge vdekjeprurese, 3 mosndeshkimi i hajduteve te atyre qe Kane ndertuar rruget dmth korrupsioni ne gjygjesor, 4 mosndeshkimi i automobilisteve qe bejne shkelje te rregullave sepse deri dje policia na kerkonte ryshfet,4 mentaliteti,kultura e poshter shqiptare, 5 moszbatimi i rregullave te qarkullimit rrugor ,shpejtesia ,pija,mirembajtja e mjetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje