Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Ata janë të dyshuar për ”Keqtrajtim të të miturve” dhe ”Shpërdorim detyre”
Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.
Prokuroria e Shkodrës ndërmorri menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.
Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë.
Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:
Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
R. Camaj, punonjëse e Qendrës
Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës
N. Rramolli, punonjëse e Qendrës
V. Marku, punonjëse e Qendrës
Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.
Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Pse nuk thoni shkurt pedofili
Qa don me than defloruar more komentues. Se kto gazetar leshi nuk din mir Shqip
undefined
undefined
Te jesh Shkodran, te tana i ban.
C’eshte ky lajm se nuk e morem vesh: Te miturat jane abuzuar seksualish dhe defloruar (c’domethene kjo?). Dhe per kete jane arrestuar 5 punonjese femra te Qendres dhe asnje mashkull. Nqs vendosni te jepni nje lajm, jepeni te plote dhe jo gjysma-gjysma.
Keto qe jane pezulluar jane punonjese ,po ku eshte pedofili ???? Ish drejtoresha eshte e pushuar njehere nga puna per nje skandal qe kishte ndodhur ne kete qender , edhe per kete perseri ish drejtoresha ???? LAJMI NUK ESHTE I QARTE .
Qelbesira! Per keta persona nuk duhet te kete meshire. Lepurushat e vegjel kane rene ne dore te ujqerve ?
“Ne je shkodran te tana i ban”. Djepi i kultures u kthye ne krevat pedofilesh…
Turp Turp Turp o njerez te neveritshem…si mundni valle??????O Zot ku je????
jane FEMIJE o tema. Eshte pedofili e paster.
Ajo bushtra drejtoresha duhet varur nga gjuha.