Bashkia e Tiranës ka denoncuar sërish sot gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e ndërtimit të pallateve tek Diga e Liqenit.
Një prej tyre, Arjan Qafa, është në konflikt të hapur interesi, pasi ka marrë një apartament dhe garazh nga kompania e paditur nga Bashkia.
Deklarata e Bashkisë:
Prej ditësh, kemi argumentuar e faktuar para publikut fakte tronditëse që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë sot për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial.
Por, sot po publikojmë fakte të tjera, edhe më tronditëse, të cilat ulërasin se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës.
Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afatave normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.
Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta – që është palë me ndërtuesin.
Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të procedurave normale.
Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.
E së pesti, sërisht sot kemi fakte të reja që ky është një gjyq i monutar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me rradhë.
Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.
Në një situatë normale ky fakt duhet të kishte qenë i mjaftueshëm që zotëria në fjalë të kërkonte vullnetarisht të mos gjykonte këtë çështje. Kjo do të kishte qenë funksionimi normal i sistemit të drejtësisë.
Por jo! Qartësisht, ky rast po provon katërcipërisht së sistemi gjyqësor është i kapur nga një bandë dhe i shërben interesave të disave, por jo interesave të qytetarëve, jo interesave te qytetit.
Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që mund të justifkojë veprimet e gjykatës dhe sistemit përballë fakteve.
Është FAKT se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerë të kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.
Është FAKT se gjyqtarja Alkelina Gazidede, prej më shumë se një jave, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.
Është FAKT se, siç shprehet në 2014 ILKPD – Në datën 31 Mars 2014:
Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.
Fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.
Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.
Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.
Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.
Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e z. Qafa prej 50.000.000 lekë, të cilat i paska dhënë me fajde, dhe ka përfituar prej tyre, 9 milion në 2009, 9 milion në 2010 dhe 12 milion në 2011.
Ndërkohë që, z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.
Për referencë po lexoj një pjesë nga çfarë shkruante gazeta RIlindja Demokratike për zotërinë Arjan Qafa dhe po e citoj shkrimin e RD-së – “…një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër”.
Në këtë rast, vetëm mund të biem dakort me RD-në e dikurshme, citoj: “Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t’u kuptuar”.
Bashkia e Tiranës nuk mund të pranojë që kushërinjtë dhe ortakët e aksionerëve të “Gener 2” të gjykojnë fitimin 220 milion euro të “Gener 2”. Kjo që po tenton të bëjë kjo treshe gjyqësore është e paprecedentë, e jashtëligjshme dhe e pistë, që vjen erë parash.
Për këtë arsye, që herët në mëngjes, në dritën e këtyre fakteve të reja dhe ulëritëse, Bashkia e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Administrative të Apelit kërkesën për përjashtimin nga ky trup gjykues të gjyqtarit Arjan Qafa për arsye të konfliktit të interesit me kompaninë Gener 2.
Gjithashtu, kjo trupë gjykuese nuk mund ta gjykojë çështjen në themel pa u shprehur më përpara Gjykata e Lartë.
Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.
O gjyqtar te korruptuar. O plehra qe na pivet gjakun. A ke surrat ti ore gjyqtar te gjykosh gener 2 qe ta paska fal shpine. Ky eshte turp qe duhet te marr fund njehere e mire. A e kuptoni mor gjykatesa plepash qe po shkaterroni dhe nje pjese qe ka mbet e gjelberuar? Fashista
Prandaj duhet reforma ne drejtesi, gjykata e gjykates te kalbur me miliona. Turp!
Ore dhe po te ishte ne rregull me letra e gjykates,te ndertosh aty eshte masaker dhe rrezik direkt per banoret. Per gjykatesit nuk po flas se nuk ja vlen.
e ca problemi ka qe do te jete edhe nje gjyqtar ne ate pallat me 20kate dhe me rreth 2000 banore.
ju gazetaret humbisni kohen kot.
Me tender apo konçesion e ka mare apartamentin ?
Per tu habitur ,ne ate vend te gjithe qe vjedhin dhe denancojn
Bo, bo bo e tmerrshme.Ky Arjani qenka nga Qafajt e Fushe-Arresit.Njeri i Fran Qafes qe ka degjeneruar Fakultetin Juridik te Shkodres.Nuk ka lene njeri pa diplome kundrejt parave.Madje njerit i ka dhene diplome juridiku ne kembim te punimeve te gipsit qe i ka bere ne hotelin e tij ne Fushe-Arres.Te gjithe e dine kete fakt ne Kukes. Ndersa Arjanit si djale vellai, besoj se nuk i ka marre para.Dhe thone pastaj se te mos bejme protesta para gjykates.Hajde more hajde se çfare na ka gjete
Po vikas si ne vikamat e randa te Veriut: A asht gjalle, more ai sakati i dyfishte, faqeziu, manekini, Penicilina/2 (pas Bashes te pergatitur andej e kendej e sidomos ne Kosove) kapterr makarona Bujar Nishani, qe fatkeqesisht eshte dhe Kryetari Keshillit te Larte te (pa) drejtesise shqiptare, te cilit i qan gurzemra per nje cep parku te liqeni dhe nuk sheh se ç”gazep po i behet Tiranes?!? Nuk po bej orakullin, po duke qene se 17 kateshja i ka edhe tre kate nen dhe, po sikur te çahet diga e liqnit, ku do te futen pastaj kjo bande e shkerllyeshme me Perbindshin, kryekriminelin Salih Berisha, Visho Ajazin, Llallen, ku do te futen, ne p…te te emave te tyre, ne i kane gjalle apo jo? Ngriten tufanin e pergjimeve per te sfumuar kete menxyre qe po i pergatitet e kanoset Tiranes (e ka thene qartesisht Komiteti i digave), ashtu si vite me pare vagabondi tjeter politik e moral Fatos Nanoja shetiste mbi veture, pasi qe permbytur tere Tirana e re. A thua kaq shpejt harruat o popull, qe keni rritur shtatin e Mendte (ku me i marre, ku?) me domate te regjura katundeve e skerkave ku keni jetuar para se me ra ne Tirane? Po ujqerit do te gjykojne tufen e deleve te perendise? Qytetaret ne kambe per te mbrojtur shtetin, demokracine qe po e rrenojne turravrap kjo bande dhe ne presim si qyqja veren Reformen ne Drejtesi. E pse qe t’i kalojme edhe 25 vjet (kush te rroj te besoj) te tjera neper gjyqe bandash, qe kur t’iu dalin horlleqet qe kane bere do te qelbin jo vetem Shqiperine, Por tere Europen e pastaj do te kujtohet i ndjeri Safet Zhulali, per rastin identik, pothuajse, te hapjes se dosjeve, qe nuk u hapen kurre.
E ku eshte problemi ketu ? qe ai banon tek nje nga pallatet qe ka ndertuar kompania Gener2? kompania me ndertime pallatsh merret, pastaj nga ky dokument nuk del gje qe ja ka fal apo jo , apo e ka blere me keste. mos ja fusni kot o gazetare. mos u beni pale me dashje ose pa dashje me politikanet e korruptuar qe duan vetem te bejne tym per te mbuluar paaftesine e tyre ne drejtimin e ketij vendi. mendoj qe eshte shume e padrejte qe te lincohet keshtu nje nga kompanite me te medha dhe me nje experience pozitive ne treg.
Kjo Artila ULAJ eshte nje buçe qe se ka shoqen,nje njeri qe e ka barkun plot me askaride,pasi peshon vetëm 20 kg.Ajo eshte vajza e motrës se Ulajve por qe e kane birsuar Ulajt qe t’i jepnin mundësinë e shkollimit dhe t’a bënin si vetja.Gjynah,se rracen e te jatit e ka me fisnike…por tani te jatit i ka lene vetëm mustaqet,se burrërinë j’a morën ULAJT!