Basha i shpëton formularit të vetëdeklarimit (do e kenë harruar fare)

20 Maj 2016, 20:37Politika TEMA

Në morinë e formularëve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjehdjeve, ra në sy mungesa e formularit të Lulzim Bashës.

Falë mënyrës se si është hartuar ligji, Lulzim Basha shënoi një tjetër fitore përballë drejtësisë, duke shmangur një verifikim nga ana e prokurorisë.

Mosqenia deputet apo kryetar bashkie, ka bërë që Basha të mos ketë detyrimin që të plotësojë formularin e dekriminalizimit.

Lulzim Basha është një nga më të akuzuarit lidhur me abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, 21 janarin, paktin detar me Greqinë etj.

Edhe pse ndaj tij kanë nisur procese, falë mënyrës se si është hartuar formulari,

Lulzim Basha mund të rrijë këtë periudhë i qetë në selinë e SHQUP-it.

Dikush bëri humor me mospraninë e tij në formularët e vetëdeklarimit, duke thënë se do e kenë harruar fare atë, pasi nuk ka asnjë funksion, se dhe për kryetar njohin ende Berishën.

2 komente në “Basha i shpëton formularit të vetëdeklarimit (do e kenë harruar fare)”

  1. durresi says:

    ska pse basha te plotesoje ndonje formular, ai nuk mbulon ndonje ofiq publik. Megjithate bejme pak durim dhe presim si do veproje ne zgjedhjet e 2017 (kam frike se nuk ka per te kandiduar)

  2. guri shabani says:

    Eshte me se e vertete drejtues eshte Saehi por titullin kryetar e ka konja. Tek ne akoma ligjet i lene zvarr per te falur miqte dhe shoket se te dy palet hane ne nje tave.Ilirushi qe vendos per te gjitha rri urte dhe pret kur ti bjeri dopjo gjashta ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje