KQZ ka zbardhur gjithë formularët e dekriminalizimit të deputetëve dhe disa prej tyre rezultojnë të dënuar.
Një prej tyre është Mhill Fufi, deputet i Partisë Demokratike në Laç.
Fufi pranon se ka qenë i arrestuar në vitin 2000 dhe 2001 për kundravajtje penale, për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe për favorizim prostitucioni.
Ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg” dhe “arrest shtëpie”.
Gjithashtu në formularin e vetëdeklarimit, edhe Fatmir Mediu pranon se është hetuar në Milano.
Kryetari i Partise Republikane rezulton se ka qene njehere i marre nen hetim nga autoritetet e huaja. Behet fjale per nje ngjarje te vitit 1998 kur ai u hetua per pengim te forcave te policise ne kryerjen e detytres ne Milano te Italise. Por me pas ka marre nje vendim pafajesie nga Gjykata e Larte.
Edi Paloka
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDse, Edi Paloka rezulton dy here i denuar, per shpifje dhe organizim i manifestimeve te paligjshme. Paloka ka bere 10 dite burg ne 30 nentor 2000.
Arben Ristani
Në formularin e deklarimit rezulton i denuar edhe Arben Ristani me 5 muaj me kusht per dhenie vendimi te padrejte. Por ai ka saktesuar se vepra qe eshte akuzuar eshte amnistuar pas vendimit te shkalles se pare. Gjithashtu ai ka qene edhe 48 ore i ndaluar ne mars 1994.
Blendi Klosi
I denuar ne vitin 1994 ka qene edhe Blendi Klosi. Ai ka marre nje denim ne 11 tetor 1994 por ka shtuar se me vendim gjykate ceshtja eshte pushuar.
Sipas këtyre formularëve rezulton që deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli është dënuar dy herë, një herë në vitin 1992 me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe një herë në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të policisë.
Pesë kryetarë bashkish të PS dhe PD pranojnë problemet me drejtësinë
Pesë kryebashkiakë shqiptarë kanë pranuar problemet e tyre me drejtësinë në të shkuarën, përmes formularëve të vetëdeklarimit që kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Sipas formularëve të publikuar të premten nga KQZ, tre kryetarë bashkie, të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe dy të tjerë të Partisë Demokratike kanë qenë të paktën njëherë të arrestuar, të proceduar ose të dënuar nga gjykata, brenda ose jashtë vendit.
Të dhënat e dorëzuara në KQZ nga vetë zyrtarët tregojnë se tre të zgjedhur nga Partia Socialiste me probleme në të shkuarën janë Elvis Rroshi i Kavajës, Artur Bushi i Krujës dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Nga Partia Demokratike, kryebashkiakët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit janëAgron Kapllanaj i Ballshit dhe Xhelal Mziu i bashkisë së Kamzës.
Nga pesë kryebashkiakët që kanë vetëdeklaruar problemet me drejtësinë, dy janë dënuar nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë, ndërsa tre të tjerët janë hetuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian. Adriatik Zotkaj i PS dhe Xhelal Mziu i PD rezultojnë të dënuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa Rroshi, Bushi dhe Agron Kapllanaj janë ndaluar nga policitë italiane dhe gjermane, për vepra penale të trafikimit.
Kryebashkiaku jetëgjatë i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar se është dënuar tre herë me vendim të shkallës së parë. Sipas vetëdeklarimit të tij, Zotkaj është dënuar me 3 vjet burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të policisë dhe 1 vit burgim për shkelje që lidhen me detyrën e tij. I dënuar tre herë nga gjykatat e shkallës së parë, Zotkaj nuk deklaron megjithatë asnjë dënim të formës së prerë.
Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shënuar dënimin e tij të Gjykatës së rrethit Tiranë me dy vjet burg për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Pak javë më parë, Mziu fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit.
Një dënim nga drejtësia shqiptare e ka vetëdeklaruar edhe Elvis Rroshi. Kryebashkiaku i Kavajës, i lakuar për të shkuarën e tij të errët jashtë vendit ka pohuar në formularin e vetëdeklarimit se është dënuar nga Gjykata e Kavajës në vitin 2000 për kundravajtje penale.
Përveç dënimit nga drejtësia shqiptare, Rroshi i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj. Sipas tij, ai ka qenë nën hetim në Mynih të Gjermanisë para vitit 2002, për arsye që “nuk i kujtohen”. Rroshi deklaron gjithashtu se ka jetuar në Foxhia të Italisë në vitin 1991, në Campobasso të të njëjtit vend nga 1991-1993 dhe më pas është zhvendosur në Chiasso të Zvicrës gjatë periudhës 1993-1994.
Njësoj si Rroshi, edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka pranuar në formularin e dorëzuar në KQZ se ka qenë dy herë i arrestuar dhe i hetuar në Itali. Sipas Bushit, ai ka qenë i hetuar në vitin 1996 nga Prokuroria e Casertës në Itali për “arsye që nuk i kujtohen” dhe sërish në hetim në vitin 2010 nga Prokuroria e Busto Arsizios, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas Bushit, në vitin 1996, gjykata italiane ka vendosur “lirimin e menjëhershëm” për të, ndërsa në 2010 është liruar pasi ka qëndruar 1 muaj në qeli. Gjithsesi, Bushi deklaron se nuk është dënuar asnjëherë me vendim të ndonjë gjykate.
Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike në bashkinë e Ballshit rezulton gjithashtu me një dënim jashtë vendit. Sipas vetëdeklarimit të tij, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kapllanaj është dënuar me një vendim të formës së prerë në prill të vitit 2003 në Itali për një ngjarje të ndodhur në vitin 1995. Ai ka vetëdeklaruar se është dënuar me 2 vjet burg dhe një gjobë 200 euro për shkelje të artikullit 624 të kodit penal italian. Ky nen i kodit penal italian i referohet krimit të vjedhjes.
Ligji i dekriminalizimit parashikon që pas vetëdeklarimit të subjekteve, një komision i Prokurorisë së Përgjithshme do të verifikojë skedën penale të secilit prej tyre, para se të merret një vendim për zyrtarët që rrezikojnë të humbin mandatet. Aktualisht, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikim vetëm për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Fatmir Mediu ka haruar nje hollesi te vogel “Ngjarjen e gerdecit’ ku vdiqen 26 persona
vepra e ristanit eshte e amnistuar dhe denimi eshte shpallur si antikushtetuse nga gjykata kushtetuse.
dhe dihet boterisht se ristani u denua me urdher te berishes pse nuk denoi 2 gazetaret aleksader frangaj dhe martin leka te koha jone armike e berishes ne ate kohe.
per hir te vertetes edhe denimi i klosit dhe palokes jane qesharake dhe nuk mund te jene pjese e ligjit te dekriminalizimit.
se edhe klosi edhe paloka mund te jete serioze po te denohen per korupsion, po asnjeri as tjetri nuk jane brume krimineli.
Qenkan nje pjes e mire qe kane bere ”UNIVERSITETIN””Ristanit qe ate here i ngeli zakon te pirit pinte nga dershperimi dhe Edi Paloka nga ai moment ngeli me traum qe nuk i shqipton dote fjalet mire.Komentova keta te dy se me dukene me interesant dhe per pozicionet e detyrave qe kane patur dhe kane aktualisht, i pari kryetar dhe i keqezes dhe tjetri kryetar grupi PD.Te shkuara se ka edhe me keqe si ne populli qe nuk kemi mare akoma amisti , se ju rezultoni me amisti bravo.
Mos ke bere analizen e brumit ti Adi?
Ai Paloka, p.sh. i sherben nje krimineli dhe hajduti keshtu qe sigurisht i ka edhe ai duart te perlyera.
Ndersa ai tjetri, Klosi, tregojne se si minister ka bere namin me tenderat, apo nuk quhet krim?
Mos u lodhni kot se politikanet tane jane 99% hajdute dhe kriminele, nga te gjithe krahet…
Me nje fjale keta jane te gjithe kriminele te paster. Kot e keni se nuk behet Shqiperia pse u zhduk Mehdi Cami apo Qen Ristani e analfabeti injorantdhe rrugaci i Lacit.
Kesaj i thone te ndryshoje Shqiperia duke futur ne burg ata qe spaguajne dritat por Fullanet te qeshin kur shkojne te terheqin leket neper banka.
Vetem permbysja e sistemit te korruptuar dhe ndryshimi i mentalitetit te nje kombi bazuar vetem ne te drejten dhe pavaresine e gjyqesorit do na beje njerez dhe shtet. Iku saliu erdhi rama ….kush tjeter, veliaj apo Like Floriri.
Po tom doshi, armando Prenga, Mark Frroku, apo keta merren per te mireqene se kane mbuluar sektorin ish burgaxhinjve ne ps
Prokuroria nuk duhet te nisi hetimet tani. Sistemi i drejtesise nuk eshte i besueshem nga populli, prandaj duhet te pritet qe te kaloje reforma dhe pastaj te niset nga puna. Pse, prokuroret qenken burra me te mire se keta qe dyshohen per krime? Apo eshte Llala burre me i mire se Ristani apo Rroshi i Kavajes?
Ky Zeneli i Kukesit, mos ta zbuse ate denimin me 6 muaj per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, por te thote se ka aksidentuar me pasoje vdekjen nje njeri dhe doli pa lag i mbeshtetur nga nena parti PD.
Po shkollën kur e kan bërë apo e blen me lek në dorë ??????
Mjer populli shkret në dorën e kujt ka ngel
po kot nuk thon po spate ber burg nuk behesh politikan me qafsh cfar arsimi kan mero nxirri per kok tende ..
Është njësoj si të thotë një prostitutë që është e virgjër.