“Kleçka” në formularin e dekriminalizimit, që shpëton politikanët shqiptarë

20 Maj 2016, 19:01Politika TEMA

Politikanët dalin sërish fitues përballë popullit dhe të kaluarës së tyre. Në mungesë edhe të vëmendjes së gazetarëve, Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar dhe ka miratuar për procesin e dekriminalizimit një formular me “hile” brenda.

Zyrtarët e shtetit u janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me faktin nëse kanë qenë apo jo të arrestuar apo të dënuar nga gjykatat shqiptare dhe të huaja. Deri këtu çdo gjë është në rregull, por kleçka qëndron në pyetjen nëse ndaj tyre ka pasur ndonjëherë hetime, raporton Newsbomb.al.

“A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale?”.

Pyetja në këtë rast flet vetëm për hetim nga një autoritet i huaj, pra duke përjashtuar në mënyrë absurde gjykatat shqiptare.

Kjo mënyrë formulimi bie ndesh gjithashtu me pyetjet e tjera, për sa kohë zyrtarëve u është kërkuar të deklarohen për dënimet nga gjykatat shqiptare.

Llogjikisht dhe ligjërisht, përpara vendimit të gjykatës, duhet të nisë fillimisht hetim nga prokuroria. Nëpërmjet kësaj manovre, politikanëve nuk u kërkohet të deklarohen për hetimet që janë kryer ndaj tyre në Shqipëri dhe këta në fakt nuk janë pak.

Mjafton të përmendim vetëm tre liderët e partive kryesore, Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, ndaj të cilëve ka pasur hetime nga Prokuroria përgjatë viteve që ata kanë drejtuar institucione të rëndësishme të vendit.

Si përfundim, dekriminalizimi nuk do të prekë “të fortët” e vërtetë të politikës shqiptare, ndërsa mbetet të shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të mos përfundojë në të njejtën mënyrë.

6 komente në ““Kleçka” në formularin e dekriminalizimit, që shpëton politikanët shqiptarë”

  1. Prudentino says:

    Qazim Sejdini , kryetar bashkie ne Elbasan, ka qene nen hetim per kontrabante, ai dhe bashkeshortja e tij qe tashme heton agjensine Ujori, agjensi doganore.
    Nuk mbulohet dielli me shoshe

    1. dashuria says:

      ty prudetino kete duhet te ta kete thene Ben Blushi, a po i ke pergjuar?

  2. durresi says:

    hetimin sido qe te jete nuk mund ta kapi ligji i dekriminalizimit.

  3. ilarguari says:

    Po kjo ka kuptim qe formulari duhet te jete keshtu si eshte sepse:
    – Kur vjedh ne nje vend te huaj je HAJDUT,
    ndersa
    – Kur vjedh ne Shqiperi je BUSINESSMAN i sukseshem qe pastaj behesh DEPUTET,
    Ap jo?

  4. EdscobarMetaKUNDERreformave says:

    Klecka PD + Klecka PS+Klecka LSI+Nishani+Llalla= Banda hajdareve/SHULLAZEVE

    Keni me ca te krenoheni o plehra ” pellazge”

  5. Zigur Qarri says:

    D.m.th,e gjith lufta ishte per te shpetuar bythen e tyre,dhe e shpetuan!Megjithese kjo dihej,por kishte nje fije shprese te ndodhte e
    kunderta.Ky eshte sistemi zgjedhor qe i vuri ganxhat politikes shqiptare,sistem qe perjeteson PD dhe PS dhe mjeshtrin e ekzistencializmit
    Ilir Meta.Sistem qe kufizoi ne pamundesi forca te reja ne skenen e politikes shqiptare,forca te pakorruptuara qe mund ti tregonin vendin
    hajduteve,kriminelave,te korruptuarve dhe shkerdhatave te pordhitikes shqiptare.”I gezovshi pasurite e vjedhura”!
    Por,por,nje shtet i ngritur ne themele muti,bie ere perjetesisht o pjella bastarde te komunizmit.Berisha instaloi shtetin paralel per te mbrojtur
    veten dhe familjen e ti,duke parashikuar se do te vinte kjo dite.Dhe e arriti barazimin.
    Megjithese e kam parashikuar qe ne fillim qe Berisha nuk do te preket.Sulmi i tij beri qe pozita te pranoje barazimin.Po nuk hoqe ferrat
    neper kembe,do te ngecin diku,dikur.Nuk ndertohet Shteti me halabake Z.Rama,sepse te mbajn peng.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje