Dërgoi nxënësit e mitur në Tiranë për t’u ankuar në TV ndaj mësuesve të tjerë, arrestohet mësuesja kujdestare

20 Maj 2016, 09:13Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka ndaluar 57-vjeçaren Mjaftoni Ago, me detyrë mësuese kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të Cërrikut.

Ndalimi i saj u bë pas njoftimit të bërë në një televizion privat si dhe pas kallzimit të bërë nga shtetasi I.H., 50 vjeç, banues në Cërrik.

Mësuesja kujdestare dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A që të shkonin për t’u ankuar në televizionin privat për problemet me mësuesit e kësaj shkolle.

1 komente në “Dërgoi nxënësit e mitur në Tiranë për t’u ankuar në TV ndaj mësuesve të tjerë, arrestohet mësuesja kujdestare”

  1. visari says:

    Shume turp edhe per median qe e transmetoi nje rast te tille. Me veprime te tilla po ushqehet nje opinion i keq e negativ sikur nxwnwsi paska vetem te drejta dhe asnje detyrimndaj shkolles e mesuesit. Kjo klime dekurajuese per mesuesit po krijohet qe nga lart digasteri. ku per gjene me te vogel i turren vetem mesuesit. A e dini se me kete klime qe eshte krijuar, me presione qeshrake ndaj mesuesit dhe inkurajim te cdo veprimi te nxenesit,shkollat po shkatrrohen fare si nga ana e edukimit ashtu edhe e asimilimit te shkences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje