Përgënjeshtrimi që ka bërë policia italiane se nuk ka pasur përgjime dhe se pajisja që ka ardhur në Shqipëri për trajnimin e 5 oficerëve të policisë shqiptare, sipas një marrëveshje të nënshkruar në 2007-n, ka tërbuar Berishën.
Sipas mediave pranë familjes Berisha, policia italiane dhe Top Channel që ka publikuar letrën e drejtorit të policisë italiane, Alesandro Panza, gënjejnë.
Një nga faqet që raportohet se financohet nga Zeni, ka publikuar një shkrim me titullin: “Corriere Della Sera”: Ju mashtruan, Panza nuk është kreu i policisë italiane.
Në fakt, gazeta italiane vetëm këtë gjë nuk e thotë.
Ajo shkruan se Panza është zëvendësuar sot nga Franco Gabrielli, që ishte nominuar në këtë pozicion që më 29 prill.
Por, deri më sot në këtë detyrë ka qenë pikërisht Panza, ndryshe nga sa shkruan portali i financuar nga Shkëlzen Berisha, që do të bëjë budallenj jo vetëm shqiptarët, por edhe italianët.
Kjo, pasi sipas tyre, Panza është shkarkuar që në 29 prill.
E ditkan këta që Panza ishte shkarkuar, dhe jo italianët.
Më poshtë linku i shkrimit të Corriere, që nuk përmend askund atë që përmendet në portalet e financuara nga Shkëlzeni.
Për të mësuar më shumë se deri kur ishte në krye të Policisë Italiane A. Pansa, shkoni te faqja zyrtare e Policisë Italiane. Aty shpjegohet mjaft mirë se kur e mori detyrën shefi i ri, në 19.05.2016, pasi ishte emëruar nga këshilli i ministrave në prill. A. Pensa është në detyrën e re të prefektit.