VIDEO/ Hajduti i merr me forcë varësen nga qafa 18-vjeçares në Krujë

19 Maj 2016, 12:02Kronika TEMA

Ajo po ecte rrugës kur në një moment hajduti i afrohet dhe pasi i tërheq me forcë varësen nga qafa largohet duke vrapuar.

Ngjarja është shënuar më 16 maj dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin duke ndihmuar dhe në identifikimin e autorit të dyshuar. Sot është bërë arrestimi i tij.

“Vladimir Loci 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi: Më datë 16.05.2016, i ka marë nga qafa, me dhunë, varësen e floririt shtetases Z.K. 18 vjeçe, banuese në Krujë. Loci është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, lëndëve narkotike dhe kundërshtim punonjësit të policisë” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” parashikuar në nenin  139 të  Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje