Horrori në Shkodër: Vajzat e abuzuara seksualisht, 6, 8 dhe 11 vjeç

19 Maj 2016, 09:49Kronika TEMA

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur për Ora Nees se janë marrë në pyetje  3 vajza, 6, 8 dhe 11 vjeç të cilat dyshohet se janë abuzuar seksualisht në jetimoren e Shkodres

Me urdhër të prokurorisë u ndaluan dje  ish-drejtoresha e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër dhe 4 punonjëse të Qendrës.

“Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale” thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Ka qenë raportimi i Avokatit të Popullit,  se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, që ka nxitur fillimin e hetimeve.

Janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale” thuhej në nj0ftimin e Prokurorisë

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

Albana Llazani , ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër

Rafaela Camaj , punonjësve e Qendrës

Shpresa Nishani, punonjësve e Qendrës

Najada Rramolli, punonjësve e Qendrës

Violeta Marku, punonjësve e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje