Gënjeshtari i parë? Kreu i Pustecit (dhe ata që kanë ndryshuar emrat, nga Rama tek Basha)

20 Maj 2016, 20:04Politika TEMA

Edmond Themelko, kryetar i Bashkisë së Pustecit nuk ka treguar se është arrestuar dhe ka qenë në hetim në Maqedoni.

Në dokumentin e vetëdeklarimit, sipas ligjit për dekriminalizimin, Themelko thotë se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e veprave penale, nuk është ndaluar dhe as arrestuar dhe as i është caktuar ndonjë masë sigurie.

Por në shkurt të vitit 2016, Prokuroria Speciale në Maqedoni përfshiu në hetimin për çështjen “Titaniku” edhe Edmond Themelkon, i cili u lajmërua zyrtarisht se u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë maqedonas.

Ata u akuzuan për manipulim të zgjedhjeve. Rreth 500 banorë të Pustecit, shtetas shqiptarë me kombësi maqedonase, rezultonin se ishin votues në Maqedoni.

Themelko thotë se nuk ka qenë nën hetim, por Prokuroria Speciale në Maqedoni vijoi hetimet e nisura derisa presidenti Ivanov shpalli amnisti.

Gjithashtu, Themelko thotë se ndaj tij nuk ka asnjë masë shtrënguese sigurie, ndërsa në Shkup raportohet se Gjykata Themelore, edhe pse e liroi, i vendosi atij detyrimin që të paraqitej një herë në javë në Gjykatën e Resnjes.

Themelko është rizgjedhur kryetar bashkie në Pustec, i emëruar nga Aleanca Maqedonase, parti që në zgjedhjet e fundit u bë pjesë e koalicionit të majtë.

Në emër… të pushtetit, ata që kanë ndryshuar anagramin në politikë

Jo vetëm të ndaluar apo të dënuar nga drejtësia. Moda tjetër mes përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë është ajo e të pasurit më shumë se një emër. Dhe atë e gjen edhe në majat më të larta të pushtetit.

I pari është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Sipas formularit të vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, deri në vitin 2001 kryeministri rezulton të ketë mbajtur emrin Edvin dhe pas kësaj periudhe ai e ka ndërruar atë në Edi.

Por Zoti Rama figuron të mos jetë i dënuar apo ndaluar ndonjëherë nga organet e zbatimit të ligjit, një nga motivet kryesore se pse zyrtarët e lartë ndërrojnë emrin. Në rastin e tij motivet duken më shumë estetike.

Por edhe rivali i tij, Lulzim Basha rezulton të ketë përdorur më shumë se një emër, siç thotë vetë, jo për faj të tij.

Një tjetër kryetar partie po ashtu figuron të ketë ndryshuar gjeneralitetet, por këtë radhë mbiemrin. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Republikane Fatmir Mehdiu, i cili më parë është quajtur Fatmir Mehdihoxha.

Në Parlament ka dhe të tjerë deputetë që kanë ndryshuar emrin apo mbiemrin. Ilir Xhangolli, deputet i Partisë Socialiste në Korçë rezulton që më parë të ketë mbajtur emrin Ilirjan.

Robert Bitri, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier, më parë është quajtur Albert, ndërsa Nard Ndoka, përfaqësues i qarkut të Lezhës me parë ka mbajtur emrin Mark Ndokaj.

Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në Vlorë po ashtu ka ndryshuar mbiemrin, që më parë e ka pasur Selamini. Ndërrime emrash ka edhe në radhët e kryebashkiakëve.

Elvis Roshi, kryetari i Bashkisë së Kavajës, deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi. Një tjetër kryebashkiak, ai i Hasit, Adem Lala, më parë është quajtur Dem Lala.

Por zyrtari rekordmen në ndryshimin e emrit është një kryer bashkie. Artur Bardhi i Laçit rezulton që ta ketë ndërruar katër herë emrin e tij. Më parë ai ka mbajtur emrat Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi./ TCH

3 komente në “Gënjeshtari i parë? Kreu i Pustecit (dhe ata që kanë ndryshuar emrat, nga Rama tek Basha)”

  1. mirel says:

    O Tema. Kreu i Pustecit eshte Edvin Ramiu. Nga Liqenez e ktheu Pustec. Dhe ju permendni vetem arsye estetike!? Ta kishte nderruar ne Liqen si e ka nderruar Edvin ne Edi, ok, nuk do kundershtonim shume estetiken. Piktor i biri i botes, ka dell kjo pune. Po nga Liwen Pustec nyk kemi te bejme me me dell, po me nje dru te prishur, te shtuar ne stiven e kshtuar te qeverise.

  2. Qarri i zigurit says:

    Sala e ka pas hale berisha e beri saleh

  3. dashuria says:

    Po Sheqerja si e ka pase emrin kur ishte e vogel? Ndoshta Sheqerke. Me çfare merreni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje