Vrasja në Linzë e Enton Nikës, zbardhet vendimi i "çuditshëm" i gjykatës

21 Maj 2016, 09:27Politika TEMA

Gjykata e Tiranës zbardhi arsyetimin e vendimit që “zhveshi” nga akuza e “vrasjes me paramendim” në bashkëpunim katër persona të dyshuar për vrasjen e Enton Nikës më 11 nëntor të vitit 2015 në zonën e Linzës.

Ndryshe nga pretendimi i Prokurorisë, që kërkoi dënime me nga 25, 28 dhe 35 vjet heqje lirie, 116 vjet në total për këta të pandehur, gjykata vlerësoi se vrasja e Nikës është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim prej tyre. Në vendimin e shpallur më 4 maj, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta Panorama, gjykata arsyeton se në ngjarje është konsumuar vepra penale e “vrasjes me dashje” vetëm nga ana e të pandehurit Emiljano Tasho.

Vrasja e shtetasit Enton Nika është kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit të këtij të pandehuri, gjatë kohës kur ai së bashku me të pandehurit e tjerë po godisnin me grushte, shkelma e sende të forta të ndjerin Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxheri”, arsyetohej në vendim.

Konflikti

Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “M…” në Linzë. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis. “Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë ‘o çuni, hajde një sekondë’. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë: ‘A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj’.

Entoni i ka thënë ‘qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus’”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur.

Ndryshimi i akuzës

Në vendimin e shpallur nga një treshe e kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha dhe anëtarë Besnik Hoxha dhe Lazër Sallaku, 40 faqe në total, arsyetohej se në veprimet e kryera nga të pandehurit në vendin e ngjarjes mungonin tërësisht elementet e paramendimit dhe të bashkëpunimit. Sipas gjykatës, nuk rezultoi e provuar që të pandehurit të kishin një shkak apo motiv.

Gjykata, shkruan Panorama, shprehej se rezultonte e paprovuar që të pandehurit të kishin vënë në jetë një plan kriminal ku kishin përcaktuar me imtësi kohën, vendin, mënyrën, si dhe gjetjen e mjeteve për realizimin e vrasjes së shtetasit Enton Nika. “Përkundrazi, ka dyshime të forta se ngjarja ishte e çastit pasi, shtetasi Enton Nika kishte sharë nëpër dhëmbë katër të pandehurit që sapo largoheshin me makinë”, arsyetonte gjykata.

14 komente në “Vrasja në Linzë e Enton Nikës, zbardhet vendimi i “çuditshëm” i gjykatës”

  1. erdhadhe ika says:

    zgjebsa

  2. Emer says:

    Keta gjyqtare duhen shkrire per skrap!

  3. gjykatsi i ferrit says:

    po mir,mendimi per me vra lind ne nje moment te kohes,moment I cili eshte nje shekull para se te ndodhi vrasja apo nje minut para se te ndodhi vrasja. ne te dyja rastet kemi paramendim per vrasje.
    s ka rendesi sasija e kohes. sepse koha eshte relative,sic e thot edhe ajnstajni,dhe sic e ka provu edhe shkenca sot,sepse per shembull koha rrjedh ndryshe ne nje satelit mbi atmosphere(me shpejt) sesa koha qe rrjedh ne siperfaqe te tokes (me ngadal),madje ne vrimat e zeza koha ndalon se rrjedhuri.
    prandaj gjykata te mos merret me iluzjonin e kohes,por te merret me faktin qe personi esht vrar me vetedije te plot dhe jo nga pakujdesija,si dhe nga persona qe kan qen ne grup dhe kan mbeshtet njeri tjetrin ne agresjonin vrases,duke dhene ndihme paresore dhe dytesore ne vrasje.,dhe duke mos marr masa per te parandalu vrasjen.
    e vrave? e mendove mir para se ta shkrepje kembzen qe do vrisje? tash pergjigju.
    I re mgrushta tjetrit? e mendut mir se tjetri do demtohej dhe do degradonte konflikti der ne pistolet dhe si pasoj ne vdekje? tash pergjigjuni.
    e jo kshtu si bythqimat!
    edhe vrasin edhe thon nuk vrava. si sala. edhe bo krime edhe hiqet engjell. edhe komunist edhe shitet si democrat!!
    c osht mer kjo rrac e ndyr qe paskena qen ne shqiptart!
    rrac pa karakter!
    bythqima mo!!!!!!

    1. Pelasgian says:

      Sa nalt ke shku bre dupemadh ….dule ne stratosfer …po me lundro neper galaksite e universit si p..dhsome ….

      ca ke rras ke suma ? barut shqipnie

      se ai s’maro kurre ….ta nez sumen flak si sputnik hahahahahahahhah

  4. Turi says:

    Mallkuar qofshi ju gjyqtare te qelbur , ju vdekshin femijet Dhe ju zente kanceri o maskarenj.

  5. Ndoc Cica says:

    Besnik Hoxha=Bese Rrica

  6. kopili says:

    Kete gert hoxhen e kam pase ne shkoll katunar nga memaliaj merr leke me thase se berkthare ka qene ne memaliaj.
    Po te hetohet ka dhe vendime te tjera qe i ka dhene ne menyre te cuditshme.
    Ka dhe nje shok prokuror granit e ka emrin per lek qiet ne byth.

  7. arben says:

    Nuk ka mendje me djallezore se sa ajo e gjykatesve te korruptuar shqiptare te cileve vetem sistemi I drejtesise se Enverit u vjen hak.

  8. Ilia says:

    Paska more i dore te mire paresh keta gjyqtaret. Mire na e beni, ku ju leme ne. Uroj gjyqtare qe ilace te te behen per ty dhe familjen tende ato para

  9. sapa says:

    Po nuk u mbushen shtyllat me kokat e politikaneve gjygjtareve prokuroreve e te tjereve nuk do kete qetesi populli shqiptar!Nuk ka familje ne shqiperi qe nuk eshte prekur nga nje vendim i krimineleve gjykates dhe prokurore.

  10. Pelasgian says:

    Eeeeeeeeeeeh …ai Ervis o prej Laci …horr kalu horrave , ka dhon pare me hut e tash del i pafajshem ….

    degradimiland …..ske ca thu me shume …mjere ata qe jetojne aty

  11. jani says:

    Ky gjyqesor do zhbere. Gerd hoxha , guja e tij , gjini i gjonajve, ndreca etjjjj . Per kete duhet te flasin mediat, te bejne zhurme te tundin sistemin por keta nuk flasin . Pse te fliste anila basha per BAlilin e sarandes kur vete ka qene 1 muaj pushime te santaquaranta sigurisht me lekwt e saj si gazetare. Filipi i cakulit na tregon barsaleta kineze qe qesh vetem ai dhe ermali i amit etj etj keshtu shkon kjo pune

  12. artiles says:

    Ku ka motiv me te mire se sa “me pe me inat” apo “a m’njef mu ti” !
    Ky eshte lloji i motivit qe une do ta toleraja fare. Se jane pikerisht keta te fortet e tipit “s’mnjef mu ti” qe duan te bejne ligjin e nenshtrojne qytetaret ne lagje, ne fashatra dhe ne qytete. Jane pikerisht kjo kategori qe poltika i perdor ne fushata.

  13. darmian says:

    E ca bo leku ……. Mire qe nuk u quajt vetembrojtje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje