FOTOT/ Burgjet boshe të Holandës kthehen në “shtëpi” për refugjatët

22 Maj 2016, 14:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Burgjet boshe të Holandës kthehen në

Në një ndërmarrjeje interesante për ripërdorim dhe riciklim, një agjenci shtetërore në Holandë i ka hapur dyert e burgjeve të boshatisura të shtetit për të mirëpritur azilkërkuesit e shumtë në kohën e fluksit më të madh ndonjëherë të migrimit.

Meqë shkalla e krimit dhe numri i popullatës së burgosur të shtetit kanë shënuar rënie drastike gjatë viteve të fundit, me dhjetëra qendra korrektuese janë mbyllur përgjithmonë, shkruan “National Geographic”, transmeton “Koha Ditore”.

Kështu që kur numri i emigrantëve ka filluar të rritet – me më shumë se 50.000 sish që kanë hyrë në Holandë vetëm gjatë vitit të kaluar – Agjencia Qendrore për pranimin e azilkërkuesve (COA) e gjeti zgjidhjen në këto burgje boshe.

Fotografi Muhammed Muheisen, fitues i dyfishtë i çmimit “Pulitzer” dhe fotografi kryesor i Associated Press për Lindje të Mesme, ia ka kushtuar dy vjet të jetës së tij fotografimit të krizës së refugjatëve, ndërsa njerëzit kalojnë prej një kontinenti në tjetrin.

3 komente në “FOTOT/ Burgjet boshe të Holandës kthehen në “shtëpi” për refugjatët”

  1. Ema says:

    T’u japin ne ca?

  2. tfgs1 says:

    nje e ”ardhme” per burgjet olandeze qe mund te ”lulezojne” me ardhjen e hasaneve ne shtetin tulip…………

  3. qifqif kapertoni nga vorribomi says:

    shum domethense!
    “kush kerkon lirin absolute me zorr,perfundo n burg dhe humbet edhe ate liri te relative qe ka pas.”
    dhe a e dini pse?
    sepse ajo liri qe kerkojn njerzit nuk ekziston,pervecse ne fiksjonin e tyre te shkrujt neper copa letrash….tractate apo programme….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje