Një agjent i infiltruar i policisë zbuloi një rrjet të trafikut të armëve nga Shqipëria në Maqedoni, që kryhej nga dy persona nga Korça.
Dy trafikantë Adil Mersinllari, 42 vjeç dhe Bledar Muçollari, 32 vjeç dyshoheshin se trafikuar disa herë armë në vendin fqinj.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative dhe kishte nisur hetimet. Një agjent i infiltruar i kontaktoi dy trafikantët dhe u kërkoi nëse mund t’i siguronin disa armë. Ata i premtuan një arsenal të tërë. Kishin mundur të siguronin sasi të mëdha tritoli, granata, 23 predha granata-hedhësish, 3 murtaja, 2 mitralozë, 216 karrikatorë me fishekë dhe 1 640 fishekë.
Por pasi kishte parë armët dhe kishte dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të dy trafikantëve, agjenti njoftoi kolegët. Takimi për të kryer shkëmbimin u la në Moglicë, ku dy trafikantët u arrestuan. Policia shoqëroi edhe 16 persona të tjerë si të përfshirë në këtë aktivitet.
Operacioni i policisë zbuloi kështu një rrjet të mirëfilltë të trafikut të armëve nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera, shkruan Lapsi. Dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama kishte mohuar që nga Shqipëria bëhej trafik armësh, duke folur në një intervistë në Euronews.
e mo corapekuq e shikon se cte bejne sunitet e pabese………….te nxijne fytyren[mgjs te ka dale boja] perpara Evropes…..
mgjt ti perseri rri krenar,mgjs i dhjere………………..
AI nuk e mohoi, por kontestoi faktin se Shqiperia dhe vendet e tjera te Ballkanit njollosen sikur jane te vetmet vende ne Europe qe kane vetem dukurite e droges, armeve dhe prostitucionit. Shqiperia, por dhe vendet e tjera tw Ballkanit vazhdimisht pershkruhen si njolla te zeza te Europes. Ta marrim se eshte absoliutisht e vertete, por kerkesa per keto a nuk vjen nga Europa?, qofte perendimore, apo lindore, apo qendrore?. Kush i kerkon keto droga, arme e prostitucion, a nuk shkojne ne ato vende ku edhe shfrytezohen edhe perdoren edhe konsumohen? Perse e harrojne kete korrespondentet gazetare, qofte te huaj, apo shqiptare? Po te mos jete KERKESA nuk ekziston OFERTA. Prandaj zhdukni kerkesen, zhdukni TREGUN EUROPIAN apo BOTEROR qe te mos mbijetoje oferta. Ballkani, dhe Shqiperua, ka dhe shume cilesi te tjera, te cilat duhet te promohen dhe jo t’u vihet kryqi!!! duke folur vetem keq. Ky ishte dhe sinjali i Edi Rames per Europen.
Po mire mo, ky aksioni fantastik i goditjes se trafikut te armeve a nuk eshte sukses i policise shqiptare. Kujt i ngeci ne gryke. Po pse sot filloi trafiku i armeve, po ata te kaluarit si nuk goditen njehere nje trafik te vetem armesh? Nuk mund ta godisnin se e kane gatuar vete dhe kjo eshte provuar me dhjetra here dhe me dhjetra viktima, per fat te keq.
Cfare vemje ky tfgs1!!!
Eshte i semure psiqik
FAKTI QE U KAPEN A NUK TREGON QE SHTETI FUNKSIONON ??? APO STE PELQEN MALAKA TFGS NGA 1 DERI NE INFINIT.