Nga Bardha Nergjoni
Të shëtisësh me motorra është tashmë një argëtim që po merr gjithmonë e më shumë vëmendje jo vetëm nga të rinjtë por edhe ata mbi pesëdhjetëvjeçarë, të cilët i bashkohen grupeve apo organizimeve të ndryshme, që udhëtojnë periodikisht brenda dhe jasht vendit. Kujtimi është i apasionuar pas motorrave dhe sidomos pas rrugëve të Shqipërisë që i përshkon bashkë me grupin e tij çdo fundjavë. “Shqiponjat e Rrugëve” gjenden kudo dhe janë të pakta rrugët ku ata nuk kanë kaluar ende. I sheh në çdo cep të Shqipërisë me disa lloj motorrash, frut i pasionit, që ka mbledhur bashkë mbi 18 persona të moshave dhe profesioneve të ndryshme.
Si drejtues i sapozgjedhur i shoqatës, Kujtim Cela udhëheq grupin dhe rrugët nuk kanë të ndalur për ta. Të organizuar i shohim shpesh në rrugë për të marrë atë adrenalinë që i bën të udhëtojnë gjithmonë nën zhurmën e skapamentos dhe erën e asfaltit por edhe nën tymin e rrugëve pa rrugë dhe bukurive natyrore shqiptare. Gjithçka është një aventurë për ta dhe pasi kanë kaluar testin e 10 viteve, janë rimbledhur e kanë zgjedhur drejtuesit e shoqatës për të vazhduar me organizime në të gjithë territorin e Shqipërisë për të zbuluar gjëra të veçanta e për të provuar emocionin e çdo rruge, e çdo vendi, e çdo krahine.
Kujtimi thotë se parë nga motorri Shqipëria është shumë e bukur dhe vlen të shohësh çdo cep të saj. “Shqiponjat e Rrugëve” është formuar 13 vjet më parë dhe është riorganizuar 3 vite të shkuara. “Grupi ynë është formuar në 2004 dhe është rinovuar në 2014.
Jemi “Shqiponjat e rrugëve” sepse ne duam vetëm të ecim në rrugë. Shqiponjat fluturojnë ndërsa ne vetëm duam të udhëtojmë me motorrat tanë në çdo rrugë të mundshme”.
Ndryshe nga shumë grupe të tjera motorrçiklistësh, ata kanë zgjedhur të përshkojnë çdo kilometër shqiptar.
“Ne udhëtojmë vetëm në Shqipëri pasi na pëlqen të njohim vendin tonë mirë. Nuk kemi lënë rrugë të Shqipërisë pa kaluar. Kemi një vend shumë të bukur dhe shumë pak e dinë se sa mrekulli është natyra shqiptare parë mbi një motorr”.
Janë 18 të apasionuar me motorrë të ndryshëm që shkelin gazin dhe nisen në udhëtim çdo fundjavë duke përcaktuar një destinacion që është brenda territorit të kombit shqiptar. “Nuk e kemi problem për rrugët e vështira. Jemi grumbulluar rastësisht. Jemi mbledhur pas shumë viteve dhe kemi bërë rinovimim e shoqatës. Jemi me rregulla dhe me statut dhe me gjithçka duhet. E bëjmë për sport dhe pasion. Shqipëtarët duhet të njohin së pari vendin e tyre e më pas të udhëtojnë. Vendi ynë ka shumë për të zbuluar. Është i vogël por shumë i bukur. Ia vlen me të gjitha mënyrat të vizitohet. Ne kemi zgjedhur motorrat, të tjerët mund të zgjedhin forma të tjera. E rëndësishme është ta shikojmë në çdo cep pasi kështu do të dimë çfarë kemi dhe do ta duam e mbrojmë më shumë nëse jemi të vetëdijshëm për pasuritë e natyrës shqiptare”.
E ndërsa ndezin motorrët, nisin udhëtimin e radhës me zhurmën e dashur të motorrit, 18 “Shqiponjat e Rrugës” përshëndesin në mënyrën e tyre dhe vazhdojnë rrugën në një tjetër destinacion, në një tjetër rrugë nëpër Shqipëri duke u argëtuar, njohur dhe dashuruar vendin e Shqiponjave.
Tesheshi.com
Qe jane me dy rrota keto mjete qarkullimi dhe qe bejne zhurme ne rruge, nuk eshte ndonje gje e panjojtur, por qe “Shqiponjat e Rrugeve” i quajne keto mjete “motorr”, per here te pare e degjojme! Ndoshta “Shqiponjat e Rrugeve”, duke shtuar ndonje “R-e” me teper mjeteve te tyre, mendojne se i burrrrrrerojne dhe i bejne me agrrrrrresive motorrrrrat!
Ca komenti tjeter mund te presesh nga nje grekqir kur behet fjale per shqipnja, shqiptar, Shqiperi, veçse komente helmi.. Pune grekqirash, varu Janullen..
@Klimaqko, po per keta ketu ke ndegjua ndonjihere? Hape linkun ma poshte:
http://assets.nydailynews.com/polopoly_fs/1.969864.1320078273!/img/httpImage/image.jpg_gen/derivatives/article_750/angelswire-1-web.jpg
Po mirë pse nuk ka një foto ku tu duket surrati këtyre? Artikull interesant por këta me shume duken si kriminelë se sa turistë.
Shqiponjat e Leshit…..Kopjace te peshtire
Me i peshtire se ty qe shkruan kesi fjalesh nu ka, ne jemi SHQIPONJAT E RRUGEVE SHQIPERI. ore GAMOR.
shum shum bukur shqiponjat e rugve
ka lezet jo te gjith ja din vleren shqiponjave te rugve
i lutem te gjith cunave te shqiponjave kur te jen per rug ti marin keta para kometusat ti shetisi nje xhiro
qe ta provojn adrenalinen qe prjetojn cunat e shqiponjave ne rugtimet e tyre ju rujt zoti
me respekt fansi i shqiponjes AM
555
Per mua jane nje nga shoqatat me serioze dhe te konsoliduara , te motorristeve, ne baze te te gjitha rregullave dhe ligjeve ne fuqi. Urime djemve teketij klubi SHQIPONJAT E RRUGEVE
Rrugetim te mbare nga
AMFIB TOUR.AL
@ Agron . Surrati mbulohet jo per mos tu dukur por per mbrojtje per rruge te gjata. Gjithsesi qe nga komenti juaj duket qe sia keni haberin fare .
@e vereteta . Ah si ben dhelpra kur se kap rrushin ???
Ju lumt Shqiponjave te Rrugeve . Shume bukur . Rruge te mbare ne udhetimet tuaja. ?
Ne Shqiperi nuk mund te komentosh me simpati me fjalet qe perdor gazetari Shqiponja eshte simbol i nje identiteti ai eshte i yni, kujt nuk i pelqen ai urren vetveten,- por pikerisht une kisha nje mospelqim per kete adoptim te emrit i cili eshte simboli i mijera Shqiptaresh te rene per lirine qe ne gezojme ta marrin keta rrugace se ne Amerike Harley-Davinson jane probelemi me i madh i policise dhe sigurise se shtetit Amerikane dhe keta idiota jane kopia e ketyre nuk mund ti fusim ne mesin e popullates te ndershme Shqiptare. Keto organizata qe jane boterore kane lidhje midis tyre fjala eshte per transportim droge korrupsion edhe me bashkjetese me femra te droguara qe punojne ne llogari per keta te cmendur qe jane kundra te gjithe rregullave shtetrore. Deri ne vrasjet me pagesa komandohen nga organizatat e ketyre motoristeve Harley -Davinsons. Kete jane emitatore me pikpamje anarshiste trafik droge prostitucion dhe me 1000 probleme qe ka Shqiperia qe eshte ne varferi ekstreme gazetaret tane nuk ju intereson per korrupsionin galopant qeveritar dhe vuajtjen e nje populli por kryelartesine tone mijera vjecare ja japin si ketyre psikopateve dhe rrugaceve te degjeneruar me fjalen Shqiponja dmth Harley-Shqiponja duhet ti kemi si herojt tane qe kane dhene jeten per kete liri qe ne gezojme vafshit ne djall ju gazetare matufa te kompleksuar nga kompleksi i varferise ku ndofta keta trafikant droge ju kane paguar per te ngritur imazhin e tyre qe mban ere urine dhe droge.
O djale sa per info te them qe grupi yne ka te percaktuar ne Statut qe cdo anetare duhet te mos kete patur ndonjehere probleme me ligjin dhe nuk kemi varesi nga asnje grup tjeter ose nga jashte vendit. Te ftoj nje rruge ne fundjave me ne dhe shiko se cfare njerezish jemi.
Shqiptare te vertete…jo shqiptare me smire qe vetem shajne njeri tjetrin… Kujtimin e njoh mire…dhe cfare eshte shkruar eshte e vertete .. Duajeni vendin tuaj..mos mendoni se popujt e tjere jane me te mire se ne… perpara shqiponjave tona… do ishte mire te kishim nje grup shqiponjash dhe ne politike!!!
Shqiponjat duhet te kooperojne me “Hells Angels Calofornia”
sepse ata kane experience.
Duhet ndalur dhe nxjerre jashte ligjit sa nuk eshte vone.
Ahahahhahh a, ja arriti me ne fund dhe shqiptkari te shikoje perendimin e vertete…cmimi I lopes..kushedi sa ka vajtur..
Mos e kruaj me “Hells Angels Albania” , se keta t´shkerdhejne far e fis, a more vesh turko-pontos grkljanos?
Me i peshtire se ty qe shkruan kesi fjalesh nu ka, ne jemi SHQIPONJAT E RRUGEVE SHQIPERI. ore GAMOR.
O ti e verteta po deshe me na pa nga afer hajde nje xhiro me ne qe te na shofesh se cfar Shqiptaresh jemi ne te SHQIPONJAVE.
Pershendetje nga Kosova (momentalisht jashte Kosove me pune te perkohshme si qindra mijera Shqipare anembane globit).
Une jam motorrist “Lone Wolf Autochthonous”, emer te cilin i vura jelekut tim per nder te Ballistit i cili rrezikoi jeten per te bere krenar gjithe ata qe ndiejn veten Shqiptar.
Me daten 18 Qershor 2016, isha mysafir tek Shqiponjat e Rrugeve Shqiperi, me rastin e Moto Fest te organizuar nga Steel wings Albania. Per pritjen, nderin, respektin nuk kam pse humbi kohe te shkruaj ketu….me mire se gjen askund, si do qe te jete, per disa komentues qe nuk shohin me larg se hunda e tyre…Shqiponjat e Rrugeve me befasuan per te mire me organizimin, rregullat, statutin, nivelin moral e njerezor. pashe nga afer gjithe te mirat e keti grupi shoqeror, vellazeror , familjar e profesional prandaj per gjithe ata qe nuk i njofin nga afer….librat (romanet) kur mos i gjykoni per nga kopertina, veshja e motorristeve dallon nga veshja LGBT prandaj nuk u shkon pershtati…e po qti besh duhet kesh Shqiptari te lindur per te qen pjese e Shqiptareve.
Shqiponjat e Rrugeve Shqiperi….udhetime te mbara rrugeve te trollit etnik, mireardheshi ne Kosove e Shqiperise.
Lone Wolf Autochthonous Ferizaj