Deri pak kohë më parë Egjipti ishte parajsa e turistëve për shkak të çmimeve ekonomike dhe destinacioneve mahnitëse që ofronte për turistët.
Por sot po vuan keq frikën nga terrorizmi që ka kapluar turistët.
Në Piramidat e famshme nuk shihet as edhe një vizitor i vetëm dhe resortet turistike janë thuajse bosh.
Hotelet e shumta po vuajnë mungesën e turistëve të cilët janë frikësuar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.
Një raport i “World Travel and Tourism Council” thotë se kjo është kriza më e madhe që ka kapur ndonjëherë Egjiptin.