Pse përplasja NATO-Rusi është e pashmangshme

24 Maj 2016, 16:39Bota TEMA

Nëse shihen titujt e ditëve të fundit të mediave më të rëndësishme botërore, kuptohet lehtësisht se Rusia dhe NATO kanë ardhur në një pikë ku përplasja duket e pashmangshme. Lëvizja e fundit e NATO-s, vendosja e mburojës raketore në Lindje, nuk i ka pëlqyer aspak rusëve. Ata kanë kërcënuar se do të përgjigjen me raketa.

Një kërcënim dhe kundërpërgjigje nga të dyja palët, që duket se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe ndaj njëra-tjetrës. “Lufta e Ftohtë” mes Rusisë dhe NATO-s nisi me Sirinë në 2013, vazhdoi me Ukrainën në 2014 dhe sërish me Sirinë ne 2015. Por në2016 duket se do jetë Europa fushëbeteja e dy fuqive të mëdha.

Agjencia ruse Sputnik kreu një intervistë me analistin amerikan Daniel McAdams i cili foli rreth zhvillimeve të fundit në Europën lindore. Sipas analistit shumë zgjedhje të bëra nga NATO dhe të diktuara nga Uashingtoni janë më tepër presione psikologjike se sa ushtarake. NATO thjesht do t’i japë një mesazh të fortë Rusisë. NATO i përgjigjet agresionit rus duke i treguar fuqinë e saj.

Referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm polak Macierevicz, që kërkoi vendosjen e forcave ushtarake në frontin lindor të Aleancës Atlantike, McAdams thtë se do të ishte një zgjedhje shumë e kushtueshme dhe një provokim i rëndë kundrejt Rusisë, duke nënvizuar ndër të tjera sjelljen e pazakontë diplomatike të qeverisë polake e cila ka një qendrim të ashpër ndaj Brukselit dhe nuk është e interesuar për bashkëpunim.

Analisti amerikan ka evidentuar edhe rreziqet e mundshme në zgjedhjen për të fuqizuar kontrollin ushtarak në kufirin polak me trupa të ushtrisë gjermane, duke vendosur në lëvizje mekanizma të revanshit historik lidhur me kujtimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Nuk mund të fshihen plagët që kanë mbetur ende të hapura, dhe për këtë arsye prezenca e trupave gjermane në kufirin me Rusinë do të shihej si një fyerje”, thotë analist McAdams.

Ai ka shpjeguar në fund se kundërpërgjigja e Rusisë ndaj vendosjes së NATO-s në lindje nuk do të jetë domosdoshmërisht simetrike, pavarësisht se Moska zyrtare ka kërcënuar se do të shpërthejë një luftë armatimesh të rënda në rast provokimi./ Matteo Carnelietto. Il Giornale

5 komente në “Pse përplasja NATO-Rusi është e pashmangshme”

  1. Njerezimi po bie ne depresion ,
    sepse i mungon zbavitja e vertete lufta midis gjigandeve .
    Perse vonohet kaq shume !
    Apo jane duke ndertu tynelet e banimit ,ku do strehojne familjet e veta ,
    kur te filloj apokalipsi .
    Fillimi i ktij dyeli , do Jet nji nder ditet me te bukura per njerezimin ?

  2. Klimax says:

    Ne qoftese para viteve 1990 Lufta e Ftohte ishte midis dy Blloqeve ideologjike, Bllokut Komunist te Lindjes dhe Bllokut Kapitalist te Perendimit, sot nuk mund te flitet me per perplasje ideologjike.
    Ish Blloku i Lindjes eshte tkurrur duke ngelur vetem Rusia dhe disa vende rusofolese dhe ne anen tjeter jane bashkuar ish vendet e Traktatit te Varshaves si Gjermania Lindore, Polonia, Hungaria, Cekia, Rumania, etj, por edhe ish republika sovjetike si ato te Baltikut.
    Pra Lufta e Ftohte e sotme eshte nje perplasje e Perendimit ndaj nacionalizmit rus. Ndoshta Rusia e sotme nuk ka as forcen dhe as madhesine territoriale te periudhes sovjetike, por kjo nuk do te thote se NATO ka ndonje superioritet dhe garanci qe te marri guximin per nje perplasje luftarake me Rusine. Dhe perse do perplaset? Per te pushtuar Rusine? Degjohet qesharake!
    Per te mbrojtur vendet e Baltikut apo ndonje vend tjeter? Po sikur popullsite rusofolese te ketyre vendeve do te kerkojne vetqeverisje ashtu si ne Krime e Ukrainen Lindore, si do kunderpergjigjet NATO? Me embargo ndaj Rusise si ne rastin e ketyre te fundit?
    Po te mendosh se qeveri te vendeve si Hungaria, Polonia, etj po behen me miqesore me presidentin rus Putin, po te mendosh se edhe forca te ekstremit te djathte te Europes simpatizojne me shume Rusine e Putinit se BE-ne si ne Itali e mbi te gjitha ne France, fatkeqesisht ne kete te fundit vitin e ardhshem Le Pen mund te fitoi edhe zgjedhjet dhe mbi te gjitha kete vit ne SHBA ka mundesi te zgjidhet nje karnaval si Trump, atehere duket se perplasja eshte me e mundur te ndodhi midis vendeve te BE-se e NATO-s se sa ndaj Rusise. Dhe natyrisht, si ne Luften e Pare dhe ne Luften e Dyte Boterore do te jete perseri Rusia qe do te risjelli paqen ne bote.

    1. anticensurë 543234 says:

      klizme pak a shumë ke të drejtë,dhe për ekstremin e djathtë europian!!ata janë në krah të putinit njëlloj si ishin dhe në krah të hitlerit!kjo nuk është thjesht se adhurojnë putinin,por thjeshtë janë forca që adhurojnë diktatin,duan diktaturën!!ata do të afroheshin dhe me erdoganin,bile shumë më tepër,por i pengon besimi fetar ose drejtimi fetar që i jep erdogani diktaturës së tij!!
      kjo që po ndodh është thjesht një poker rus dhe ndoshta është i mirë të gjitha palët duhet të frenohen deri diku!!
      sa për luftë ndërmjet rusisë dhe natos,do të ishte një çmënduri më e madhe se lufta që filoi hitleri!!ai përfitoi nga apatia dhe teknika e pakët e kohës për të monitoruar pregatitjen ushtarake,sot është e pamundur!!një fillim lufte nga rusia do të sillte shkatërrimin e saj deri në ndarje të teritorit të pamasë të saj!!teritor që do ti kalonte kinës si shpërblim për mbështejte kundër rusisë!!rusia në krah të saj do të kishte vetëm veten e saj,bile dhe atë të përgjysmuar!!perëndimi nuk mund të rrezikojë një luftë ose thjeshtë përplasje për një fije kashte,por në një përplasje totale vetëm rusia do të humbte!!
      dy gjëra:
      -në luftën e parë rusia nuk ka qënë vendimtare dhe nuk ka sjellë paqe!!me revolucionin e tetorit ajo vetëm u tërhoq nga fronti,në nje farë mënyre i dha mundësi gjemanisë të vazhdonte luftimet në frontin perëndimor!
      -vëndet balltike ndryshe nga ukraina janë të pastruara nga rusët!!direkt pas shpalljes së pavarsisë ata i përzunë tërë rusët!!pak a shumë deri në nivelin shqiptar pas ’60ës!!

  3. xxx says:

    ate po bejne po rprti se po pergatisin tunelet per veten e tyre dhe po bejne llogari sa kohe do rrine nen tunele deri sa te pastrohet ajri nga rrezatimi ose jane duke perpunuar nje teknologji qe e pastron ajrin me shpejt

  4. Bashkimi says:

    Eshte detyre e perendimit me ne krye SHBA te qe ti kundervihen Rusise fashiste te Putinit nga te gjitha drejtimet. Per sa i perket pranise se ushtrise gjermane ne kufirin polak ,e vetmja kritike qe kam eshte se numri i tyre duhej te ishte shume me i madh. Vetem SHBA te e dine se si duhet te sillen me rusine.
    Pushtimi i Rusise nuk eshte plani i askujt ne perendim ,por izolimi i saj duhet te jete prioritet numer nje.
    Nje lufte e rusise me NATO n s’do te ishte aspak nje dyluftim por nje shkaterrim i menjehershem i te gjitha kapaciteteve ushtarake ruse ne jo me shume se tri jave. Te mos harrojme vullnetaret kriminele ruse qe erdhen me qindra per te masakruar polullin shqipetare te kosoves. Jane te njejtet kriminele qe luftuan ne Gjeorgji,jane te njejtet kriminele qe sot po luftojne ne Ukraine. Asnje shtet tjeter ose grup shtetesh skane punuar me shume kunder interesave te kombit shqipetare se sa Rusia. Ndarje kufinjsh,gjenocid (perkrahje te tij me ushtri te rregullt),bllokade ndaj Kosoves ne OKB, aramatosje te shtetit cibuk Serb per te vrare shqipetaret,propogande antishqipetare ,keto jane dhuratat e ruse ndaj nesh. Uroj qe SHBA dhe NATO te armatosin aleatet me sisteme te tjera anti- rraketore, dhe si kunderpergjigje ndaj aneksimit te krimese
    NATO duhet te aneksoje rajonin e Kaliningradit dhe tja dorezoje ate Gjermanise.
    Fitorja per nje paqe afatgjate ne europe eshte shume afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje