Asambleja e NATO-s 'bllokon' Tiranën për 5 ditë, ja akset ku nuk do kalohet

25 Maj 2016, 16:28Kronika TEMA

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka njoftuar për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos”

Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”

– Rruga Lekë Dukagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II”

– Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”

– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionojë  gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.

1 komente në “Asambleja e NATO-s ‘bllokon’ Tiranën për 5 ditë, ja akset ku nuk do kalohet”

  1. Jane masa te nevojeshme .
    pedet duhet ta bejn te pashqetsuar punen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje