Fier dhe Vlorë, Dogana arreston 2 persona në flagrancë për kontrabandë dhe kundërshtim të punonjësve doganorë

25 Maj 2016, 13:19Kronika TEMA

Drejtoria e Hetimit dhe Antikontrabanda në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë vënë në pranga 2 persona për kontrabandë hidrokarburesh dhe mallrash të tjerë.

Fillimisht, në Fier është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefqet Kasaj, përfaqesues i subjektit “Kasa”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në depozitat e këtij subjekti nga Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në rezultoi se në 5 depozita kishte gjendje një sasi prej 54 mijë litra material hidrokarbur, pavarësisht se subjekti nuk është i pajisur me autorizim të magazinës fiskale.

Kjo përbën shkelje doganore të parashikuar ne ligjin 61/2012 “Për Akcizat ne R.Sh. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise se Shkalles së Parë te Rrethit Fier.

Ndërsa në Vlorë u arrestua shtetasi Leksi Gubera, për kontrabandë mallrash dhe kundërshtim të punonjësve doganorë. Inspektorët e Antikontrabandës kishin ndaluar për kontroll mjetin që drejtohej nga ky shtetas, por pasi ka përfunduar kontrolli ai nuk ka pritur rezultatin, ka kundërshtuar inspektorët e Antikontrabandës dhe është larguar nga vendkontrolli.

Grupi i Antikontrabandës është vënë në ndjekje të mjetit dhe pasi kanë ndaluar mjetin kanë konstatuar se është shkarkuar një sasi malli. Mjeti është shoqëruar për në ambientet e Degës Doganore Vlorë së bashku me drejtuesin e tij Leksi Gubera.

Si pasoje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Leksi Gubera, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Kundërshtim i punonjësit doganor”, parashikuar nga nenet 174 dhe 235 te K.Penal Materialet proceduriale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje