Historia e një vrasjeje të paralajmëruar në Malbardhë të Laçit për një urë, policët hanin e pinin me ekzekutorin

24 Maj 2016, 21:05Kronika TEMA

Policia mund të kishte ndaluar vrasjen e ndodhur në Gallatë të Kurbinit. Mosndërhyrja në kohë e punonjësve të Policisë së Kurbinit në konfliktin që kishin banorët e fshatit Gallatë të Malbardhës me një bashkfshatarin e tyre, i mori jetën 50 vjecarit nga ky fshat një muaj më parë.

Në fshatin Gallatë të Malbardhës së Kurbinit u bë një vrasje në datën 2 Prill rreth orës 15.00, ku humbi jetën shtetasi Mark Ndrecaj 50 vjec  i cili ishte banor i këtij fshati. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori i krimit ishte banori tjetër i fshatit, Tom Lala. Disa ditë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në polici

Mes viktimës dhe autorit të vrasjes Tom Lala kishte patur konflikte të vazhdueshme.

Si perfaqësues i komunitetit, i ndjeri Mark Ndrecaj kërkonte të hapte rrugën e varrezave të fshatit, të rregullonte rrugën e fshatit dhe të ndertonte nje urë për banorët e fshatit me disa shina prej hekuri, që banorët e fshatit i kishin blerë vetë. Por autori o vrasjes, Tom Lala e kundershtonte ne te tre rastet, pasi pretendonte se toka ku do ndertohej ishte nen pronesine e tij.

Te afermit e viktimes pretendojnë se kjo vrasje ishte e paralajmeruar pasi konfliktet kishin qene te shpeshta dhe shume here policia kishte shoqëruar viktimen ne polici për shkak të këtyre konflikteve.

Madje një ditë përpara vrasjes, viktima, një banor tjetër i fshatit dhe autori i krimit, ishin përplasur gjatë kohës kur kishin tentuar të shtronin mbi lumë shinat e trenit që do t’u shërbenin banorëve si urë për të kaluar lumin.

Familjarët e viktimës pretendojnë se policia asnjehere nuk kishte nderhyre per t’i zgjidhur konfliktet dhe gjithmone kur shkonin ne fshat, rrinin ne shtepine e vrasësit, Tom Lales.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në fshatin Malbardhë te Kurbinit disa dite pasvrasjes së 50 vjecarit, Mark Ndreca.

Të afërmit e viktimës dhe bashkëfshatarët e tij tregojnë për konfliktin që kishte ndodhur mes tij, Tom Lalës dhe bashkeshortes se tij,  pasi këta të fundit gjuanin me gurë banorët që shtronin hekurat për urën.

Djali i viktimës tregon se i ati e kishte denoncuar disa here ne polici vrasesin, duke u bere me dije institucioneve qe ai ishte njeri problematik dhe gjithmone krijonte konflikte.

Ndërsa vëllai i viktimës, teksa tregon se Marku u vra me armë gjahu kur po kthehej nga puna, ishte ne furgonin e tij dhe sapo kishte shperndare femijet qe transportonte nga shkolla per ne shtepi, shton se policia erdhi ne vendngjarje dhe nuk shoqeroi asnje person.

Ne dokumentat qe i ndjeri kishte me vete iu gjend edhe nje shkrese zyrtare te cilen vete ai ia drejtonte policise, njësisë administrative dhe Bashkise së Kurbinit.

Ne kete shkrese thuhej se kishte konflikte te vazhdueshme me Tom Lalen, i cili e pengonte vazhdimisht ate dhe te gjithe komunitetin për të ndëruar rrugën, urën.

Pas kësaj ngjarjeje Fiks Fare u interesua në komisariatin e policisë dhe në Prokurorinë e Lccit.

Gjatë kërkimeve të gazetaarëve të Fiks Fare mësuam se ndaj dy punonjësve të policisë që kishin qenë pjesë grupit të gatshëm që ka qenë prezent kur ka ndodhur konflikti i fundit, ka filluar procesi gjyqësor dhe janë pezullaur nga detyra për moskreyrje të detyrës

Fiks Fare kontaktoi me policët e pezulluar nga detyra ditën kur në gjykatën e shkallës së parë të Kurbinit zhvillohej seanca ndaj tyre, pas kërkesës ë SHKB për pezullimin e tyre nga detyra

Polici tregon se nje dite para vrasjes ne vendngjarje kishte konflikt dhe shkoi grupi i gatshem. Ai tregon se nuk iu bllokua arma e krimit autorit të vrasjes, por ai nuk mbante asnjë përgjegjësi për këto veprime të policisë, pasi në vendngjarje kishin shkuar dy oficerë policie dhe grupi i gatshëm. Polici tregon se  policet qe ishin ne vendngjarje hengren dhe pine atje dhe nuk moren armen e gjahut me të cilën u krye vrasja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje