Seks-skandali/ Shukri Xhelili kërkon lirimin: "Dyshimet e akuzës nuk janë të bazuara"

24 Maj 2016, 15:51Kronika TEMA

Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme  janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mborjtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti.

Ndërkohë, gjatë ditës Prokuroria e Krimeve të rënda ka pyetur vajzën, e cila ka kryer filmim ku kryebashkiaku kërkon favore sekusale në këmbim të një pune.

Burimet pohuan për TCH se për shkak të tronditjes vajza ka dhënë dëshminë e saj në prani të të ëmës.

“Ishte një ide që më erdhi në moment, i bëra filmimet nga padrejtësia që ndesha”, ka thënë dëshmitarja.

Ndërkohë nuk është marrë ende në pyetje ish-kryebashkiaku, i cili mbahet nën “arrest me burg” për dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv duke kërkuar favore, një vepër e cila me ndryshimet në kod hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

1 komente në “Seks-skandali/ Shukri Xhelili kërkon lirimin: “Dyshimet e akuzës nuk janë të bazuara””

  1. shukriu eshte marre perdhunisht nga vajza ne makine, sepse po te ishte nisur me u taku per seks me nje 20-vjecare, nuk do te kishte shkuar me brek te grisura. ky fakt duhet ti sherbeje mbrojtjes per te pare kush eshte prapa ylli raki berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje