“21 Janari”, zbardhet vendimi që mbylli çështjen e vrasjeve të Gardës

23 Maj 2016, 15:57Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e “21 Janarit”, përmes të cilit u refuzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Në verdiktin prej 14 faqesh që Top Channel disponon, kolegji penal i përbërë nga Edmond Eislamaj, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli shpjegojnë vetëm rrugën që ndoqi dosja nga Shkalla e Parë e deri në Apel.

Por ndërsa jepen qëndrimet e të gjitha palëve, pra prokurorisë, të akuzuarve Prendi e Llupo, si dhe dy gjykatave, kolegji penal në verdikt shprehet vetëm me një paragraf për vendimin që u dha 3 vjet pas rekursit të depozituar.

Kolegji thotë se pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi vendosi: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kundër vendimit nr. 793, datë 18.09.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Gjykata e Lartë përmend faktin se Prendi u shpall së pari i pafajshëm për “vrasje me dashje” nga Shkalla e Parë për akuzën e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj, sikurse edhe Agim Llupos për vrasjen e Ziver Veizit.

Kolegji radhit më tej kronologjinë duke kujtuar se si të dy zyrtarët e Gardës u dënuan peë “vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke marrë Prendi 1 vit burgim dhe Llupo 3 vjet burgim.

Në rekursin e saj për Ndrea Prendin, thotë Gjykata e Lartë, prokuroria kërkon dënimin e tij për vrasje pasi plumbi i gjetur në trupin e viktimës ka dalë nga pistoleta e tij dhe dashja për krimin njihet sipas prokurorisë në doktrinë, përsa kohë Prendi ishte i vetëdijshëm për veprimet që po kryente dhe rrezikshmërinë e këtyre veprimeve.

Por gjykata shton më tej edhe qëndrimin e të akuzuarit Prendi, i cili nga ana e tij ka kërkuar pafajësinë. Sipas Prendit, thotë Gjykata e Lartë, ai nuk ka patur asnjë njohje me viktimën e aq më tepër që ai nuk kishte dijeni se ku ndodhej viktima në momentin që e qëlloi.

4 komente në ““21 Janari”, zbardhet vendimi që mbylli çështjen e vrasjeve të Gardës”

  1. Agron says:

    Ok, e zeme se ai nuk paska faj. Nese nje polic nxjerr pistoleten dhe qellon kuturu, per te vrare se te qelloje ne ajer nuk i ben dem njeriu, ky polic eshte fajtor nese kap nje tjeter person?

    Llogjika e krimineleve ne krye te Gjykates sfidon edhe trurin e njeriut me te pashkolle… Mjere kush vendos fatet tuaja o shqiptare! Ngrihuni more te mjere, rripini te gjalle keta horra!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Domethene, sipas Prendit thote Gjykata ai se njeh viktimen dhe pozicjonin qe kishte viktima ne momentin e shtenies.. Pra, Gjykata automatikisht e merr si FAKT rrefimin e mbrojtjes te aktit.. Ky seshte gjykim, thjesht perseriten si papagalli ceshte thene..

  3. Genti35 says:

    …i pafajshem per vrasje me dashje?…..
    Perfundimisht nuk ka drejtesi. Kisha shume shprese se keta plerat do denoheshin, por Gjykatat qenkan kthyer ne therrtore, ku njerezit rrjepen si kafshet e vrara.
    Edi Rama, mbaj premtimin qe bere per 21 Janarin dhe Gerdecin kur kerkoje votat. Te lumte qe ben trimin dhe garipin para femrave, se te vesh njerez para ligjit apo para Berishes je nje Lepur. Me vjen shume keq qe te votova, por ta dish do jesh nje humbes shume i madh kur te kete prape votime.
    Eshte cmenduri, te mendosh qe 4 veta u vrane dhe keture nuk u hyri gje ne kembe.

  4. arben says:

    O Enver cohu nga varri se Shqiperine e mori djalli.Turp per te gjithe shqiptaret qe pranojne me koken ulur te vendoset drejtesia nga keta pseudo gjykates te korruptuar qe kane qene jane dhe do te jene gjithmone ne sherbim te shpelkarit te Vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje