Armë, drogë dhe prostituta, kapet bosi shqiptar

23 Maj 2016, 10:36Kronika TEMA

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar të dënuar si bosin e një bande të armatosur që shpërndante drogë dhe shfrytëzonte prostituta rumune në rajonin Marke në Itali.

Xhevdet Lamaj u kap ndërsa udhëtonte me një Mercedes.

Ai u tregoi policëve dokumentet sllovene, por ata dyshuan dhe e dërguan në komisariat.

Nga krahasimi i shenjave të gishtave u arrit të identifikohej bosi i një bande të shpartalluar disa vite më parë.

Në vitin 2012 ai kishte bërë pakt me policinë italiane dhe, me gjithë akuzat e rënda, ishte dënuar vetëm 1 vit burg për shfrytëzim prostitucioni dhe 4 vjet për shpërndarje droge.

Më pas ishte përzënë nga Italia.

Tashmë policia italiane tha se Lamaj ka edhe një dënim për të shlyer: 1 vit e 6 muaj për dokumente të falsifikuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje