Anisa.A vajza që filmoi Shukri Xhelilin, dyshon se adresat false që i janë hapur në Facebook, kanë si autorë të rinjtë e FRESSH.
“Panorama” shkruan sot se në një kallëzim të datës 14 maj, dy ditë pas publikimit të videove, në Prokurorinë e Peshkopisë, Anisa A. tregon se disa persona, që ajo dyshon se janë anëtarë të Forumit Rinor Socialist, i kanë hapur një adresë false në “Facebook”
Qëllimi i tyre sipas Anisës është denigrimi i saj. Ajo thotë se profilin e saj zyrtar në rrjetin social, e ka mbyllur.
Më poshtë një pjesë e padisë së Anisa A., dorëzuar në Prokurorinë e Peshkopisë.
Quhem Anisa A., 21 vjeçe, me kombësi e shtetësi shqiptare. Me arsim të mesëm dhe profesion magaziniere tek Qendra Kulturore e Bashkisë Peshkopi.
Jam beqare dhe me banim në Peshkopi, lagjja “Kamen”. E padënuar më parë. Arsyeja përse kam ardhur për të kallëzuar, ka të bëjë me faktin se para dy ditësh (datë 12 maj 2016), unë kam denoncuar publikisht një rast abuzimi ku subjekt i kallëzimit tim është ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë.
Për shkak të kësaj situate kam qenë e detyruar të qëndroj e mbyllur në shtëpi, pasi gjatë këtyre ditëve kam pasur presione nga persona të panjohur. Kjo situatë presioni ka ndodhur edhe në rrjetin social “Facebook”, të cilin unë e frekuentoj…
Na mbyten injorantet neper gazeta! Vazhdojne akoma keta te vetequajtur gazetare qe te sjellin lajme te tilla komplet te parendesishme per publikun, duke mos e kuptuar as vete se çfare jane duke shkruajtur. Ne pjesen e padise, qe keta gazetare injorante, sjellin gjoja si deshmi, nuk lexojme qe ajo te thote qe dyshon per dike per hapje te faqeve te rreme nga dikush tjeter. Duhet te them qe edhe publikimi i ketij dokumenti eshte bere ne shkelje te plote te ligjit. Ku e gjejne te drejten keta palo gazetare qe te publikojne gjera te tilla personale? Si keta gazetare po ashtu edhe ata te policise qe shesin keto kallezime, tek cilido qe u shkon ne dere dhe iu paraqitet si gazetar, duhet qe te denohet sipas ligjit.
Me siper ne artikull shkruhet qe kjo vajza e paska mbyllur “profilin zyrtar” ne Facebook. Jeni ne vete ju gazetare injorante qe shkruani te tilla idiotesira? Vajza eshte nje person privat dhe ka ose ka patur nje adrese private ne Facebook, por kjo nuk quhet “zyrtare”. I kuptoni fjalet qe shkruani ju injorante gazetare? Zyrtare quhet kur ajo faqe perdoret nga nje person ose grup-personash qe duan ta perdorin ate faqe per qellimet publike qe kane te bejne me punen e tyre publike.
Lereni te qete ate vajze dhe mos e perdorni per qellimet e juaja perverse, per te nxjerre perfitime nga çdo fjale e saj!
ske pse sulmon nje forum te tere per disa individ..me vjen keq qe ju ka ndodhur ajo qe ju ka ndodhur po FRESSH eshte institucion dhe jo dy apo tre njerez.