Manjani flet për lirimin e Shuaip Zukajt dhe paralajmëron shkarkime: Nuk do më dridhet dora

23 Maj 2016, 12:01Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëron shkarkim nga detyra në burgun e  Shën Kollit Lezhë nëse konstatohen shkelje pas lirimit nga qelia të Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës.

Sipas denoncimit në media Zukaj, i dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë është liruar nga qelia pa vendim gjykate.

Për këtë Manjani thotë se do të presë rezultatet e hetimit:

“Kam marrë dijeni që ditën premte, por nuk jam këtu që të shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Dua të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur nga prokuroria e Lezhës.

Kjo është një çështje që meriton hetim të plotë.

Sa i takon pjesës së shkarkimeve as më dridhet dora fare, është minimumi që unë mund të bëj, ti shkarkoj nga puna”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje