Qeveria ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me dyshimet mbi fluturimin e tre avionëve mbi Seman. Duke iu përgjigjur deklaratës së Flamur Nokës, në reagimin e saj qeveria thotë se, asnjë avion nuk është ulur në territorin e vendit tonë por vetëm kanë fluturuar.
Duke iu referuar të dhënave të “Albcontrol”, në reagim thuhet se gjatë ditës së djeshme në pjesën jugperëndimore të vendit kanë fluturuar katër avionë të vegjël.
Avionët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit në Greqi dhe kishin si destinacion aeroportin e Tivatit në Malin e Zi.
Këta avionë nuk kanë bërë ulje në territorin shqiptar, por vetëm kanë hyrë në hapësirën tonë ajrore në pikën Pitas dhe kanë dalë në pikën Rodon.
Reagimi i qeverisë:
Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.
Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).
Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.
Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.
Të dhënat përkatëse për secilin avion:
me me cilin merreni ju te qeverise ,me Noken ??????
po ai eshte spiun i UDB se ,dhe si i tille ka vetem kete detyre prej tyre ;vetem ,baltosje ,baltosje ,baltosje dhe shpifje pa fund !
vdekje e fares antishqiptareve ne [serat e PD se] !
o detar, po e marr te mireqene qe kjo qe thote edi eshte e vertete, por kam vetem nje pyetje, pse ishte e bllokuar reuga per ne plazh nga policia fiks ne momentin kur 3 avionet u pane duke u ulur…
sa per noken ju keni qeverine, gjejini gabimet ligjore qe ka bere dhe palseni brenda qe mos tja shohim surratin
Aviono- mickonjat e Semanit (po sperkatnin me helme kundra mickonjave ne prag te sezonit turistik) kete te diele ngarkuan per ne itali, jo vetem ca kuintale “bar,” por edhe nje pasagjer special. Pasagjeir ka ardhur ne Shqiperi nga Porti i Tobrukut ne Libi me anijen Leith me flamur te Sierra Leones. Pra keto tre avionet ore Sale jane per te miren e bujqesise, qe mos bej me gam-gam Erion Bracja kundra ministrit Panariti. Normalisht perdoren per qellime turistike, p.sh. per te derguar turiste VIP si ky irakeni, qe erdhi me anijen Leith nga Tobruku. Respekte flotes ajrore te Sajmes se Brimsides se tatimeve!
qe nuk ishin mushkonja kete radhe e morem vesh.
po qe policia ndaloi qarkullimin.
apo per respekt?
nuk ben cudi qe orarin e daljes e paskan te gjithe njelloj ora 14.00?
Se fluturonin bashke njeri pas tjetrit o injorant i PeDe’së