Ryshfeti: Drejtori kërkon 1 milion lekë dhe perde për shtëpinë, që të ekzekutojë vendimin e gjykatës

23 Maj 2016, 21:05Kronika TEMA

Një milion lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimi i shtëpisë me perde të reja.

Ky është pazari që bën drejtori i IMTV së Lushnjes Dilaver Dupi me një qytetare në këtë qytet, e cila prej vitesh është duke kërkuar nëpër dyert e gjykatave dhe të Bashkisë së Lushnjes pronën që i ka lënë babai.

Nurieta Shefa nga qyteti i Lushnjes, pas sorollatjeve prej katër vitesh nëpër dyert e gjykatave, ka hasur në një tjetër problem. Edhe pse pronare me të drejta të plota, kjo e mbështetur dhe me një vendim gjykatë të formës së prerë, nuk mundi t’i shpëtonte dot mitmarrjes në administratë.

Drejtori I IMTV-së në Bashkin Lushnje, Dilaver Dupi, nuk zbaton vendimin e formës prerë të gjykatës, pa marrë “kafen “e tij.

Nurieta Shefa ankohet në redaksinë e Fiks Fare për kalvarin e gjatë dhe sorollatjet e shumta që i bëhen për zbatimin e vendimit të gjykatës, vendim i formës së prerë.

Nurieta Shefa ka deklaruar që me kthimin e saj nga Greqia ku punonte me bashkëshortin dhe fëmijët në emigracion, ka parë që në sipërfaqen e tokës së saj të trashëguar nga i jati, ishte ngritur një mur avllie i ndërtesës së fqinjëve të saj.

Fillimisht ajo është ankuar në Bashkine Lushnje për këtë fakt, duke denocuar fqinjin e saj. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka urdhëruar ngritjen e një komisioni me specialistë të bashkisë për të vërtetuar nëse prona ishte zënë dhe për të caktuar në terren kufijtë e pronës së zonjës që ankohet dhe kundërshtarit të saj. Ndërkohë, një nga anëtarët e komisionit të matjes së sipërfaqes së tokës dhe konstatimit të pronës, ka qenë edhe Dilaver Dupi, i cili sot mban postin e drejtorit të IMTV-së. Në atë kohë kur është mbajtur procesverbali nga bashkia, ai, sipas zonjës Shefa, i ka kërkuar asaj 300 000  lekë. Gjithashtu i kërkon edhe kompletimin e shtëpisë së tij në Tiranë me perde dhe korniza inoksi, pasi Nurieta zotëron një dyqan perdesh në qytetin e Lushnjes.

Shuma e kërkuar ishte për të përshpejtuar matjen e sipërfaqes së tokës dhe kthimin e përgjigjes nga ana e Bashkisë së Lushnjes. Komisioni vërteton se prona është e zonjës dhe kryebashkiaku e drejton në gjykatë, që të merret servituti i kalimit. Pra, të caktohej një rrugë kalimi për familjen me të cilën ishte në konflikt zonja Shefa.

Pas një maratone katër vjeçare, familja e zonjës Shefas ka fituar gjyqin në 2 shkallët e gjykimit, duke marrë edhe formën e prerë. Gjykata lëshon urdhër ekzekutimi për lirim dhe dorëzim sendi (truallin). Ky vendim u dha në janar 2015 dhe përmbarimi vendosi piketat në maj 2015.Por edhe pse ka një vit që ky vendim është marrë nga ana e gjykatës, ai nuk  është zbatuar akoma nga ana e Bashkisë së Lushnjes.

Kjo, pasi sipas zonjës Nurieta Shefa, është Laver Dupi, aktualisht drejtor I IMTV –së në Bashkinë Lushnje, i cili edhe pse  ka marrë urdhër nga kryebashkiaku i Lushnjes, nuk e zbaton vendimin. Kjo ka bërë që ajo të kërkonte edhe ndihmën e emisionit :Fiks fare” për të gjetur arsyen se përse zoti Dupi nuk e zbatonte një vendim të tillë.

Fillimisht  në dyqanin e zonjës ka ardhur zoti Laver Dupi, i cili me të marrë urdhërin, i ka treguar zonjës se ishte ai që do e zbatonte vendimin e gjykatës. Sërisht kërkon kompletim të shtëpisë së tij, në Lushnje kësaj radhe, me perde të cilat sipas zonjës Shefa kapnin shumën e 1 milion lekëve (të vjetra). Drejtori Dupi prapë nuk e ekzekutoi urdhrin me preteksin se duhet të jetë e pranishme zyra e përmbarimit. Pasi zyra e përmbarimit kthen përgjigje se e ka mbaruar punës e saj në terren ku janë vendosur piketat ku duhet të ndërhyhet nga ana e isnpektorëve të bashkisë, drejoi i IMTV, zoti Dupi thërret në zyrën e tij qytetaren Nurieta Shefa. Gjatë bisedës ai pranon se është paguar 2 herë nga ajo, por kërkon një shifër tjetër për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Shifra që ai thotë është me tre zero, por që do ia bëjë të ditur të saktë pas kryerjes së punës.

Pas urdhërit që nxjerr sërisht bashkia, drejtori Dupi paraqitet në dyqanin e zonjës Shefa, i tregon urdhërin dhe që kanë mbërritur në pikën ku duhej. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes nxjerrë vendimin për ndërhyrjen e IMTV-së, e cila do mbështetej nga ana e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit, si dhe ka urdhëruar edhe ngritjen e një komision prej pesë vetash për të kryer edhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.  Më 16. 5. 2016  do bëhej edhe ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës. Drejtori Laver Dupi paraqitet për të disatën herë në dyqanin e Nurietës dhe i kërkon që atyrë tre zerove t’u shtojë dhe një njësh përpara. Ai shprehet: “1 milion, nuk dua më tepër dhe kompletimin me perde për shtëpinë e vajzës në Tiranë. Lekët i dua pasi të mbarohet puna.”

Një ditë para ekzekutimit të vendimit të gjykatës, Dilaver Dupi i kërkon zonjës Shefa të takohet urgjentisht më të. Takohen në dyqanin e zonjës Shefa dhe i kërkon asaj lekët. I numëron në sy të saj dhe e këshillon që të mos flaës me njeri për këtë marrëveshje që ka bërë, madje të nesërmen të sillet sa më keq më të, që mos tu bjerë në sy të shokëve se është paguar.

Të nesërmen më dt 16 maj 2016 mblidhen të gjithë bashkë me policinë e shtetit, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Por gjatë ekzekutimit paraqitet një zotëri i cili pretendon se prona është e tij. Edhe pse ka një vendim gjykate të formës së prerë për t’u ekzekutuar, ekzekutimi ndërpritet ditën e parë, mbahet një procesverbal deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve në konflikt.

Pas takimit me kryebashkiakun Tusha komisioni i Bashkisë, i cili është konsultuiar me juristët e  Bashkisë, ka marrë urdhër të zbatonte të nesërmen vendimin e gjykatës. Sërisht në vëndin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës kane ardhur edhe punonjësit e policisë së shtetit si dhe policisë bashkiake, dhe komisioni i Bashkisë. Sapo IMTV –ja ka nisur heqjen e rrjetës dhe prishjen e avllisë, ekzekeutimi lihet në mes. Prishet një pjesë e objektit.

Në bashkinë e Lushnjes është zhvilluar një takim mes palëve në konflikt, ku fillimisht nënkryetari i bashksië u ka kërkuar atyre të merren vesh me njëri- tjetrin. Por pas mosdakortësise, zv. kryetari i Bashkisë së Lushnjes i ka kërkuar drejtorit të IMTV-së dhe komisionit të Bashkisë të zbatonte vendimin e gjykatës. Sipas tij “ vendimin e gjykatës nuk ka Perëndi që e lëviz” ndaj ai i lë afat familjes që ka zënë sipërfaqen e tokës pesë ditë kohë nëse ajo ka ndonjë dokument tjetër që hedh poshtë vendimin e gjykatës apo jo. Në të kundërt do zbatohet vendimi i gjykatës.

Fiks fare kërkoi informacion për këtë problem në bashkinë e Lushnjes.Menjëherë drejtori I IMTV-së është paraqitur në dyqanin e zonjës Shefa ku ka kërkuar të kthejë mbrapsh lekët që ka marrë, pasi në këtë rast kryetari I bashkisë e kishte kuptuar që ai kishte kërkuar para për të kryer detyrën

Sipas drejtorit të IMTV –së Dilaver Dupi, kreytari I bashksië së Lushnjes  ka thirrur anëtarët e komisonit, duke  u kërkuar atyre që përsoni që kishte marrë një milion lekë për zbatimin e e vendimit të gjykatës duhet t’I kthente mbrapsht dhe të jepte dorheqjen

I trembuar nga një kërkesë e tilë e kryebashkiakut, Dupi I ka riktheyer një milion lekët Nurieta Shefës, ndërsa më pas e ka telefonuar se zbatimi I vendimit të gjykatës do bëhet pikërishtë në 17 Maj 2016.

14 komente në “Ryshfeti: Drejtori kërkon 1 milion lekë dhe perde për shtëpinë, që të ekzekutojë vendimin e gjykatës”

  1. treni says:

    ne burge te shkoje plera.

    1. Epiriiiiiii says:

      Popull i Poshter, Mashtrus, Hileqare, qe gjen 10001 Hilera per tja hedhur paq saqe edhe Drejtesia se di as vete ku e ka vendin. Zvarre hiquni, Prokopi skini per te bere derisa te RESPEKTONI njeri tjetrin edhe Drejtesine. Kjo zonja Pretendon Drejtesi por nuk i Dihet a ka Vrtet te Drejte.

  2. tfgs1 says:

    suniti ka harruar pa kerkuar edhe breke per Hanemen!!
    o Zot ,nuk ka rrace me te degjeneruar se myslimon brodhers…………..nga keta plehra nuk behet shqiperia!

    1. Albani says:

      Historiksht shqipetaret kane qene popull pagan, dmth kane pase dashuri per zotat..e per te gjitha fete.. Te jesh ortho, i krishtere apo musliman duhet te jesh njeri ne rralle te pare..e ti nuk kualifikohesh! Nqs ne shqipetaret nuk e duam apo e duam vendin tone eshte puna jone e kjo ska lidhje me fene, prandaj grek bythgrisur shiko punen tende se ste duhen gje punet tona a behet apo sbehet shqiperia.. Aq sa nuk na duhet ne i bie apo si bie ti bythes.. A kupton?

  3. shkodra says:

    Marrja e rryshfetit per te drejten qe te takon eshte praktike ” normale ” ne te gjithe administraten e shqiperise,pa perjashtim dhe,ketu nuk ka dallime partiake,ishin,jane dhe do te jene ….

  4. Marios Lika says:

    Jam personi qe ka ndertuar banesen dhe murin rrethues ne token qe kjo zonje pretendon se e ka te trasheguar nga I ati.Kjo zonje qe kerkon drejtesi,ka fallsifikuar te gjitha dokumentat duke filluar qe nga regjistrimi deri ne hipotekimin e tokes nga ish Drejtori I Hipotekes Saimir Koreshi ,aktualisht Avokati personal I tyre.Kam fakte qe prona nuk eshte e zonjes ,kte gje e kane verifikuar dhe hetimet e prokurorise,pavarsisht se nuk jane marr parasysh nga gjykata se zonja ne fjale eshte mesuar ti blej me leke si avokatet dhe gjyqtaret.E falenderoj qe e beri ceshtjen publike,pasi ne kemi qene te paret qe kemi trokitur ne dyert e fiksit dhe kerkesa jone nuk u mor parasysh pasi sipas tyre nuk perbente skup mediatik.

    1. aaaaa says:

      Supozojme se zonja ne fjale i ka blere “qelbesirat’ dhe toka nuk eshte e saj.. Por toka nuk eshte as e jotja.. Pra ne nje toke qe sipas pretendimit tend nuk eshte e asnjerit.. pse ke ndertuar murin rrethues ti ? Pse ke zaptuar nje toke qe nuk eshte e jotja…
      Ne te gjitha rastet ti del i humbr se ke zaptuar toke qe nuk eshte e jotja.

      Ajo mund te jete personi me negativ ne tere kete histori.. por ti je ai qe do te dalesh i humbur .

  5. Agjenti 009 says:

    Duket qe larg se ketu bie ere e keqe!
    Edhe shkrimi e tregon qarte se ne te gjitha keto veprime,Bashki,Gjykate,Polici Bashkiake,Polici Rendi ka dicka qe nuk shkon!
    Ne se ka nje vendim gjykate qe i jep te drejte kesaj Shefes,cfare pune ka Bashkia ketu qe fut hundet duke bere gjykatesin e dyte???
    Por lepuri fle gjetke!
    As keta te FIKS-it nuk e kane gjetur hilene qe luhet ketu!
    Zonja Nurieta Shefa pretendon se ka nje vendim gjykate qe i jep asaj te drejte dhe e ka me vule e firme,por…….KY VENDIM NUK GJENDET FARE NE ASNJE DOKUMENT TE GJYKATES!!!
    Le ta kerkoje FIKSI ne Gjykate kete vendim dhe do kuptojne se e gjithe loja eshte….FALLCIFIKIM!!!
    PO,PO … KY VENDIM GJYKATE ESHTE I FALLCIFIKUAR!!!

  6. Agjenti 009 says:

    Korigjim:
    -Vendimi i Gjykates nuk eshte i fallcifikuar,por ky vendim eshte marre ne baze te dokumenteve gjoja zyrtare te pronesise qe NUK EKZISTOJNE NE HIPOTEKE DHE ASGJEKUNDI!
    AI komision qe i ka dhene te drejten e pronesise zonjes NURIETA SHEFA ka pergjegjesi ligjore dhe penale per kete fallcifikim!

    1. maks says:

      per dijeni hipoteka e lushnjes u dogj ne vitet e revolucionit demokratik 92-94 dhe dihet nga lushnjaret kush e dogjisa per keta dy si shefet dhe liket jane lushnjare te vjeter kurse ky dupi do jet o came ose i ardhur nga fshatrat

  7. Nexhmie Hoxha says:

    Kjo s’eshte asgje, po prit se s’keni pare gje akoma…….

  8. gk says:

    Me vjen keq per kete Zonje dhe te gjithe Shqiptareve qe vuajne te tilla variante me vuajtje shpirterore ,fizike,materjale qe nuk i dihet se deri kur dhe ne cfare limiti mund te shkoje.Shqiperia duhet te kete trupe gjykuese nga vende te huaja ashtu sic ka ndodhur ne mbreterine e ANGLISE duke marre te gjithe gjykatesit dhe prokuroret nga HOLLANDA. Dhe ja kush eshte sot e kesaj dite Mbreteria e bashkuar e Anglise. DHe kokoshat,banditet,hajdutet,kriminelet ,spiunet arrogantet,rrugacet dhe vrasesit e POLITIKES Shqiptare me eliten e saj SALI ,ILIR,EDI,LULZIM,FATOS, dhe te gjithe pasonjesit e tyre ashtu si Ai i madhi ENVER HOXHA do ti kishte dhene vendin e nderit dhe respektit aty ku te gjithe e dine……………….

  9. Edvin Rama says:

    Liroheni nga detyra!

  10. Alni says:

    Kudo eshte e njejta gje . Ne cdo zyre te shkosh te nxjerrin njemije e nje pseudoarsye , sorollatje dhe asnje pune nuk mbaron dot .Te gjithe i drejtohen gjykate s per te mare nje cope leter ne dore qe ne shumicen e rasteve eshte i panevojshem ne rast se gjerat do te funksiononin. Kudo ku ka zvarritje ka korrupsion .E para ;Ne rast se ke fituar nje gjyq , dhe te gjithe e dine se ç fare heq per ta fituar gjyqin, dhe kthehesh ne adminsitrate per te kerkuar ekzekutimine vendimit i pari qe duhet te lene detyren eshte drejtori i atij institucioni e keshtu me radhe deri tek nepunesi pergjegjes .E dyta; te monitorohen afatet e pergjigjeve per cdo kerkese te qytatareve dhe baza ligjore e tyre ,Ne rast shkeljesh afatesh apo pergjigje pa baze ligjore , largim nga detyra per punonjesin. E treta Kush tenton te ofroje para ne kembim te marrjes se shrbimit apo kush tenton te intimidoje nepunesin te ndeshkohet duke mos patur te drejte te kerkoje sherbime per pese vjet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje