Atentati në Vlorë/ “Çipurit” iu falën 9 vjet burg për vrasjen e 1997

24 Maj 2016, 09:16Kronika TEMA

Ndonëse nuk ka ende autor për atentatin e së dielës në Vlorë, Policia dyshon se motivi kryesor i atentatit të jetë për larje hesapesh. Kjo, pasi i plagosuri Armando Sulejmani ishte anëtar i bandës së Gaxhait, e cila ka vepruar në Vlorë në vitin 1997.

Ai është akuzuar dhe dënuar për vrasje, me 16 vite burg.

“Panorama” shkruan sot se fillimisht Sulejmani i akuzuar për vrasje është dënuar me 25 vite burg, ndërsa më pas, nga shqyrtimet e mëtejshme të dosjes ai u dënua me 16 vite heqje lirie.

Dosja e tij u shqyrtua nga Gjykata e Lartë, e cila gjeti shkelje në çështje, duke mos e pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë në vitin 2003.

Në vitin 2012 u vendos që të shqyrtohej sërish dosja për Sulejmanin, i cili akuzohej për vrasjen e Elton Tatos, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Robert Borakut. Pas rikthimit të çështjes për shqyrtim, “Çipurit” iu falën 9 vite burg.

Pak kohë më parë, ai kishte lënë qelitë, por ndonëse nuk e ka pranuar se ishte i armatosur me armë zjarri, policia ka dyshime se ai ruhej për ndonjë atentat të mundshëm.

1 komente në “Atentati në Vlorë/ “Çipurit” iu falën 9 vjet burg për vrasjen e 1997”

  1. miri xhikes says:

    Dhe si perhere, problemi eshte gjykata, qe nje krimineli i ul 9 vite menjehere. Rrofshin GJYKATAT TONA TE PD-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje