Prokuroria për Krime të Rënda ka rimarrë në pyetje 21 vjeçaren që filmoi ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
E shoqëruar nga nëna e saj, burimet thonë se vajza ishte e traumatizuar, por i qëndroi kallëzimit ndaj ish-kreut të Bashkisë së Dibrës.
Mësohet se ajo i ka thënë hetuesve, se gjithçka e kishte bërë me vetdije për ta diskredituar ish-kreun e Bashkisë, pasi prej muajsh e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke i kërkuar takim.
Para hetuesve, vajza ka thënë se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kart memorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.
Burimet thonë se edhe nëna e vajzës 21 vjeçare është pyetur nga hetuesit, e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e Bashkisë, por që nuk i kishte treguar për filmimin e bërë.
Nëna e vajzës mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokruorët, pasi e bija është e traumatizuar.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-kreut të Bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia.
Sipas avokatit, ky lirim është kërkuar mbi bazën e vendimeve të Gjykatës së Lartë, të dhënë për rastet e regjistrimit të bisedave e takimeve nga persona të ndryshëm, jo siç parashikon kodi i procedurës penale.
Avokati i tha ABC News se, bazuar në praktikat e Gjykatës së Lartë, si rasti i vendimit të video-skandalit Meta-Prifti dhe rasti Dibra-Albatros, kolegji penal ka mbajtur një qëndrim korrekt, duke mos i pranuar si provë.
Ky do të jetë edhe argument, me të cilën do i kërkohet apelit të krimeve të rënda të liroi Xhelilin, tha avokati Ferdinand Doja për ABC News.
Sipas akuzës, Shukri XHelili ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasivë”, me qëllim kërkimin e favoreve seksuale me 21 vjeçaren nga Dibra, të cilën e ka punësuar në institucionin e tij.
mos e provokoje me facebook moj lule! Apo edhe te hengri edhe tu kruajt..dava kurvash e kurvaresh! Cmerreni me kete muter more Amani!
Perse eshte traumatizuar kjo?????