Pukë, shpërthim tritoli pranë HEC-it të Gjegjanit. Dyshohet se e kanë vendosur banorët e zonës

25 Maj 2016, 09:08Kronika TEMA

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës pranë HEC-it të fshatit Gjegjan, në Pukë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Nuk dihen ende arsyet dhe autorët e vendosjes së tritolit.

Nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por dyshohet se autorët janë banorë të zonës aty pranë.

Pak kohë më parë drejtuesit e hidrocentralit kanë pasur konflikte me banorët për ujin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje