Alfred Moisiu: Opozita nuk e do reformën në drejtësi, Halimi u tërhoq se nuk ra dakord me partinë e tij

26 Maj 2016, 09:35Politika TEMA

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar situatën politike në vend. Ai është i mendimit se në sistemin e drejtësisë duhet bërë një revolucion. Po sipas tij politika aktuale nuk e do reformën në drejtësi, pasi ka frikë nga zullumet që ka bërë.

“Komisioni për reformën në drejtësi ka bërë një punë të madhe, në sistemin e drejtësisë duhet revolucion, por politika nuk e do reformën në drejtësi. Politika ka frikë nga zullumet që ka bërë, ajo duhet të rrijë larg pushtetit gjyqësor”, tha Moisiu për “News 24”.

Ish presidenti shkon më tej ndërsa thotë se është opozita ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Po sipas tij edhe përfaqësuesi i tyre në këtë komision, Eduard Halimi u dorëhoq, pikërisht se ndante pikëpamje të ndryshme me PD-në.

“Dorëheqja e Halimit nga Komisioni i Reformës në Drejtësi ka ardhur si pasojë e draftit të ri që kërkon PD. Halimi nuk ka rënë dakord me partinë demokratike, pasi opozita nuk e do reformën në drejtësi”, u shpreh Moisiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje