Sikur të mos mjaftonin gjithë projektet mahnitëse që ka zhvilluar deri tani, kompania shtetërore Dubai Holding ka projektuar një kompleks gjigand që mund të konsiderohet një parajsë për pushuesit dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një kompleksi ndërtesash dhe restorantesh, në një kanal ujor 7,5 milje të gjatë.
Restorantet dhe kafenetë do të jenë tërësisht mbi ujë dhe mund të shkohet te to vetëm nëpërmjet varkave.
I parashikuar të hapet në vitin 2023, ky projekt përfshin shumë objekte argëtimi, biznesi dhe shopingu.
Do të kushtojë diçka më shumë se 250 milionë dollarë, bazuar në projektin fillestar.
JU pluskofshin trute juve me fjalet qe sjane pjese e shqipes